Opoja.net

Mahnitëse: 80 mijë euro mblodhi shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ në Vjenë të Austrisë

Kosova
Mahnitëse: 80 mijë euro mblodhi shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ në Vjenë të Austrisë

Në vazhdën e aktivitetit humanitar, shoqata bëmirëse ‘Jetimat e Ballkanit’ këtë të diel ka mbajtur tribunën e radhës në Vjenë të Austrisë.

Në mesin e qindra të pranishmëve, këtë herë, ky tubim madhështor i organizuar për nder të festës së Flamurit, 28 Nëntorit, u tha se kontributet e mbledhura sërish do t’i dedikohen familjeve në nevojë.

Halil Kastrati, humanisti i cili udhëheq me këtë shoqatë, tha se shqiptarët çdoherë ka qenë solidar me të tjerët, gjë që e dëshmuan edhe këtë herë me kontributin prej 80 mijë eurove brenda pak orësh.
Nën praninë e mjëra bashkëkombasve, edhe njëherë u tregua gatishmëria e ndihmës dhe mbështjetjes për shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.

Derisa, humanisti Halil Kastrati, sërish premtoi që me shoqatën ‘Jetimat e Ballkanit’ do t’i bëjë të lumtura edhe shumë familje të tjera, duke falënderuar secilin kontributdhënës që përmes këtij projekti kanë ndihmuar me automatizëm shumë familje që kanë nevojë për ndihmë.

Në anën tjetër, edhe ligjëruesit Dr. Musa Musai, hoxhë Usam Alimi dhe prof. Vahidin Beluli, përmes ligjëratave të tyre shprehën bindjet e tyre se nga organizime të tilla, shqipëtarët nuk i ndalë asgjë për të mirë, virtyt i cili ka karakterizuar shqipëtarët ndër shekuj.

Tribuna në Vjenë, është organizuar nga xhamia ‘Ikre’ në Vjenë , derisa transmetimi i saj është bërë LIVE në RTV Pendimi, i cili njëherësh ishte edhe spoznor medial i kësaj tribune./ RTV Pendimi

Loading...

Mos i humb

Ndryshimet për tatimin në pronë po konsiderohen absurde

Opoja.net

Hapet Konsullata e përgjithshme e Kosovës në Hamburg

Opoja.net

Njëvjetori i Ushtrisë së Kosovës, nën “tytën” e presionit ndërkombëtar

Opoja.net

Hapet panairi i prodhimeve vendore

Opoja.net

Thaçi: Ushtria jonë e gatshme të kontribuojë për paqën

Opoja.net

Zjarrfikësit: Nëse Policia hyn në grevë, atëherë do të solidarizohemi edhe ne

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net