Opoja.net

Majlinda e Nora u kthehen garave ndërkombëtare

Sport
Majlinda e Nora u kthehen garave ndërkombëtare

Të shtunën Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova kthehen në gara ndërkombëtare të xhudos.

Ato do të garojnë për klubin turk Galatasaray në Golden League, që është gara elitare evropiane në nivel të skuadrave.

Xhudistet më të mira kosovare paraqiten rregullisht në vitet e fundit për Galatasarayn në dy gara gjatë muajit dhjetor, në bazë të një marrëveshjeje bashkëpunimi të klubit turk me klubin Ippon nga Peja.

Majlinda e Nora janë adutet kryesore të Galatasarayt, që në përbërje e ka edhe një austriake. Por pasi lejohen vetëm dy të huaja që të garojnë, gjasat që Galatasaray të fitojë titullin nuk vlerësohen edhe shumë të mëdha.

Zyrtare: Reali e konfirmon lëndimin e Hazardit

Kushtrim Guraj

Pas humbjes në derbi, jep dorëheqje trajneri i Gjilanit

Kushtrim Guraj

Vajza e Maradonës shpërthen në lot pas golit të shënuar nga Boca Junior

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net