Majlinda: Medaljen e kam fituar për të gjithë që flasin shqip

Sport
Majlinda: Medaljen e kam fituar për të gjithë që flasin shqip

Kampionja olimpike Majlinda Kelmendi, ka dhënë një intervistë të gjatë për Judo Inside, ku është përgjigjur në shumë pyetje, kryesisht rreth fitores në Lojërat Olimpike në Rio2016.

Në njërën nga përgjigjet e saj, Majlinda thotë se medalja e artë ishte shumë e rëndësishme për t’u fituar, sepse është e para për të gjithë shqiptarinë dhe për të gjithë ata që flasin shqip.

“Nuk mendoj se ekziston një njeri që flet shqip dhe nuk më njeh mua. Prandaj nuk do të bëhem më e famshme se kaq, por besoj se tani njerëzit do të më respektojnë më shumë, sepse është e arta e parë për Kosovën, Shqipërinë dhe për të gjithë ata që flasin shqip”, thotë Majlinda.

Ajo është pyetur edhe se për çfarë ka biseduar me Presidentin e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Thomas Bach.

“Para një viti ai erdhi në Kosovë dhe më tha; ‘jam këtu për të mbështetur’. Ndërsa në Brazil më tha ‘të kujtohet, ne e kishim një marrëveshje dhe tani ti e realizove’. Ato fjalë më bënë të qaja. Do doja ta falënderoj shumë në emër të federatës sonë dhe në emër të vendit tim”.

Majlinda ka folur edhe për emocionet që i kishte në podium kur pranoi medaljen.

“Kisha shumë gjëra në kokë kur po qëndroja në podium. Pash flamurin tim dhe e dëgjova himnin e shteti tim”.

“Nuk mund ta zëvendësoj më të mirin në botë, Van Dijk”

Kushtrim Guraj

Bashkimi triumfon në derbin lokal ndaj Ponte Prizrenit, siguron finalen e Superkupës së Kosovës

Opoja.net

Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinale të “Grand Slam”

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net