Opoja.net

Mali i Zi e Kosova shkëmbejnë ambasadorët në shtator

Kosova
Mali i Zi e Kosova shkëmbejnë ambasadorët në shtator

Mali i Zi dhe Kosova, sipas agjencisë serbe të lajmeve, Beta, do të bëjnë shkëmbimin e ambasadorëve në fillim të shtatorit të sivjetshëm, transmeton Koha.net.

Po sipas këtij burimi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për ambasador në Mal të Zi ka caktuar Skënder Durmishin, i cili këtë funksion më herët e ka kryer në Belgjikë, Maqedoni dhe Austri.

Aktualisht Durmishi është drejtor i Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, po ashtu ka emëruar Ferhat Dinoshën ambasador në Mal të Zi. Ai kreu detyrën e ambasadorit të këtij vendi në Shqipëri.

Sipas medieve serbe, shkëmbimi i ambasadorëve qe kushtëzuar nga Mali i Zi me përfshirjen e malazezëve në Kushtetutën e Kosovës.

Ja kur pritet të bie borë në Kosovë

Opoja.net

Heshtje rreth varrezës së re masive në Serbi

Opoja.net

Në Kosovë nis shitja e pajisjes që detekton radarin e Policisë, kushton vetëm 28 euro

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net