Opoja.net

Mali i Zi nesër zyrtarisht anëtar i NATO-s

Rajoni
Mali i Zi nesër zyrtarisht anëtar i NATO-s

Mali i Zi nesër në Washington do t’i dorëzojë SHBA-ve dokumentet e anëtarësimit në NATO, me çka edhe zyrtarisht vendi do të bëhet anëtar i Aleancës Veri-Atlantike, raporton Anadolu Agency (AA).

Qeveria e Malit të Zi ka bërë të ditur se kryeministri Dushko Markoviç ka udhëtuar në Uashington për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe takimin me zëvendëpresidentin amerikan Mike Pence.

Siç thuhet, gjatë ceremonisë së dorëzimit të dokumenteve, do të marrin pjesë, ndër të tjera edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Më pas Markoviç dhe Stoltengerg do t’i adresohen publikut.Dokumentin do ta dorëzojë në emër të Malit të Zi ministri i Jashtëm Sërgjan Darmanoviç në Departamentin amerikan të Shtetit në ora 12 sipas kohës lokale dhe 18 sipas kohës së Evropës qendrore.

Ky pritet të jetë kabineti i Joe Biden

Opoja.net

Sot një vjet bota ndryshoi, si u paraqit rasti i parë me Covid-19

Opoja.net

Tragjedia në Zvicër: Vdes 15 vjeçari kosovar, pasi u godit nga treni

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net