Manchester United arrin marrëveshje personale me këtë lojtar

Sport
Manchester United arrin marrëveshje personale me këtë lojtar

Manchester United ka arritur marrëveshje me lojtarin e njohur.

Siç raporton RMC Sport, Manchester United ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Portos, Alex Telles ku ai do ta përfiton një kontratë pesë vjeçare

United tani duhet ta arrijë akordin me Porton për ta transferuar mbrojtësin e Kombëtares se Brazilit.

Mbrojtësi anësor është përcjellur edhe nga PSG, por ata ende ishin duke analizuar për të bërë ofertë ose jo për 27 vjeçarin.

Ndërkohë Sky Sports ka shkruar se negociatat me Telles janë në fazën preliminare.

“Kemi marrë vesh se Manchester United ka pasur diskutime preliminare për një marrëveshje me Alex Telles dhe ata do të bëjnë ofertë nëse hynë në treg për një mbrojtës”.

Sipas Sky, megjithatë duhet të pritet pasi që United dëshiron të lirohet nga disa mbrojtës.

“Megjithatë, kjo lëvizje mbetet të shihet a do të realizohet pasi që United po dëshirojnë që të largojnë disa lojtarë nga klubi, sidomos Chris Smalling apo Marcos Rojo. Në këtë fazë, nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur”.

Khabib i reagon ashpër presidentit Macron për komentet për islamit

Kushtrim Guraj

Muriqi befason me vizitë Ambasadoren e Kosovës në Itali

Kushtrim Guraj

Operohet me sukses Van Dijk

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net