Opoja.net
Meka Mish

Mansa Musa, njeriu më i pasur i të gjitha kohërave – kishte aq shumë pasuri, sa që në një pelegrinazh në Mekë shkoi me një karvan prej 60 mijë burrash

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, është njeriu më i pasur në botë, sipas listës së miliarderëve të Forbes të 2019. Me një pasuri prej 131 miliardë dollarë, ai është njeriu më i pasur në historinë moderne.

Por ai nuk është njeriu më i pasur i të gjitha kohërave.

Ky titull i takon Mansa Musa, sundimtarit të Afrikës Perëndimore të shekullit të 14-të.

“Llogaritë bashkëkohore të pasurisë së Musait janë aq të paparashikuara saqë është pothuajse e pamundur të kuptohet sa i pasur dhe i fuqishëm ishte ai me të vërtetë”, thotë Rudolph Butch Ware, profesor i asociuar i historisë në Universitetin e Kalifornisë për BBC, përcjell Telegrafi.

Ora 10 dollarëshe që mban në dorë, përkujdesja për pemën e preferuar, veturat luksoze,...: Ja si i shpenzon paratë Bill GatesOra 10 dollarëshe që mban në dorë, përkujdesja për pemën e preferuar, veturat luksoze,…: Ja si i shpenzon paratë Bill Gates

Mansa Musa ishte “më i pasur se çdokush do të mund ta përshkruante”, Jacob Davidson shkroi për mbretin e Afrikës për Money.com në vitin 2015.

Ndërsa në vitin 2012, faqja e internetit e SHBA-së, Celebrity Net Worth vlerësoi pasurinë e tij në 400 miliardë dollarë, historianët ekonomikë pajtohen se pasuria e tij është e pamundur të përcaktohet në një numër.

Mbreti i artë

Mansa Musa lindi në vitin 1280 në një familje sundimtarësh. Vëllai i tij, Mansa Abu Bakr, vendosi perandorinë deri në vitin 1312, kur abdikoi për të shkuar në një ekspeditë.

Sipas historianit sirian të shekullit të 14-të, Shibab al-Umari, Abu Bakr ishte i fiksuar me Oqeanin Atlantik dhe atë çfarë qëndronte përtej tij.

Ai bëhet e ditur se filloi një ekspeditë me një flotë prej 2000 anijesh dhe mijëra burra, gra dhe skllevër. Ata lundruan dhe kurrë nuk u kthyen më.

Disa, si historiani i vonë amerikan Ivan Van Sertima, jep idenë se ata arritën në Amerikën e Jugut. Por nuk ka prova për këtë.

Në cilëndo rrethanë, Mansa Musa trashëgoi mbretërinë që la ai pas.

Kështu nën sundimin e tij, mbretëria e Malit u rrit ndjeshëm. Ai i aneksoi 24 qytete, duke përfshirë Timbuktun.

Mbretëria shtrihej për rreth 2.000 milje nga Oqeani Atlantik deri në Nigerin e sotëm, duke marrë pjesë në pjesët ku sot gjenden vende si Senegali, Mauritania, Mali, Burkina Faso, Nigeri, Gambia, Guinea-Bissau, Guinea dhe Bregu i Fildishtë.

Biznesi familjar u kthye në një rivalitet të egër që vazhdoi edhe pas vdekjes së tyre: Historia e dy vëllezërve gjermanë, të cilët krijuan dy gjigantët Adidas dhe Puma (Foto)Biznesi familjar u kthye në një rivalitet të egër që vazhdoi edhe pas vdekjes së tyre: Historia e dy vëllezërve gjermanë, të cilët krijuan dy gjigantët Adidas dhe Puma (Foto)

Dhe me një masë kaq të madhe në tokë, erdhën edhe burime të mëdha si ari dhe kripa.

Gjatë sundimit të Mansa Musa, perandoria e Malit përbënte gati gjysmën e arit të Botës së Vjetër, sipas Muzeut Britanik. Dhe të gjitha i përkisnin mbretit.

“Si drejtues, Mansa Musa pati qasje pothuajse të pakufizuar në burimin më të çmuar të pasurisë në botën mesjetare”, tha për BBC, Kathleen Bickford Berzock, e specializuar në artin afrikan.

“Qendrat kryesore tregtare që tregtonin ari dhe mallra të tjera ishin gjithashtu në territorin e tij, dhe ai mblodhi pasuri nga kjo tregti”, shtoi ajo, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Udhëtimi në Mekë

Ndonëse perandoria e Malit ishte një vend me shumë ari, vetë mbretëria nuk ishte e mirënjohur.

Kjo ndryshoi kur Mansa Musa, një mysliman i devotshëm, vendosi të shkonte në një pelegrinazh në Mekë, duke kaluar nëpër shkretëtirën Sahara dhe Egjipt.

Mbreti njoftohet se u nis nga Mali me një karvan prej 60,000 burrash.

Udhëtimi në Mekë e “vendosi në hartë” Malin dhe Mansa Musan – një fotokopje e hartës Atlas Katalonje nga 1375

Ai mori të gjithë gjykatën e tij mbretërore dhe zyrtarët, ushtarët, tregtarët, ngasësit e deveve dhe 12.000 skllevër, si dhe një varg të gjatë dhish dhe delesh për ushqim.

Ishte një “qytet i tërë” që po kalonte nëpër shkretëtirë. Një qytet banorët e të cilit, deri në skllevër, u veshën me brokadë ari dhe mëndafshin më të mirë persian. Njëqind deve, nga të cilat secila në vete mbante qindra kilogramë ari të pastër.

Ishin pamje për të mos u humbur.

Dhe pamja u bë edhe më e pasur kur karvani arriti në Kajro, ku ata vërtet mund të shfaqnin pasurinë e tyre.

Përplasja e arit në Kajro

Mansa Musa ka lënë një përshtypje të paharrueshme në Kajro, sa al-Umari, i cili vizitoi qytetin 12 vjet pas mbretit malian, tregoi se sa shumë njerëz të Kajros flisnin për të.

Pra, me bujarinë e tij, ai i “dhuroi” arin në Kajro, ku si pasojë e qëndrimit të tij tre mujor, çmimi i arit ra në rajon për 10 vjet, madje duke ndikuar fuqishëm negativisht në ekonominë vendase.

Djaloshi që rrezikoi që kur ishte 17 vjeç: Kishte vjedhur 34 mijë euro nga mamaja për të nisur biznesin e tij - tani pasuria e tij llogaritet 170 milionë euro (Foto)Djaloshi që rrezikoi që kur ishte 17 vjeç: Kishte vjedhur 34 mijë euro nga mamaja për të nisur biznesin e tij – tani pasuria e tij llogaritet 170 milionë euro (Foto)

Kështu, kompania teknologjike amerikane SmartAsset.com vlerëson se për shkak të zhvlerësimit të arit, pelegrinazhi i Mansa Musa çoi në rreth 1.5 miliard dollarë humbje ekonomike në të gjithë Lindjen e Mesme.

Mansa Musa porositi Xhaminë e famshme të Djinguereber në 1327

Kur u kthye në shtëpi, Mansa Musa kaloi përsëri përmes Egjiptit, dhe sipas disave, u përpoq të ndihmonte ekonominë e vendit duke hequr disa prej arit nga qarkullimi.

Edukimi në zemër

Nuk ka dyshim se Mansa Musa harxhoi, ose humbi, shumë ari gjatë pelegrinazhit të tij. Por ishte kjo bujari e tepruar që kapi edhe sytë e botës.

Mansa Musa e kishte “vendosur” Malin në hartë. Në një hartë të një Atlasi Katalonez nga viti 1375, shihet një vizatim i një mbreti afrikan që ulet në një fron të artë në majë Timbuktu, duke mbajtur një copë ari në dorë.

Timbuktu u bë një El Dorado afrikan dhe njerëzit erdhën nga afër për ta parë.

Mansa Musa u kthye nga Meka me disa dijetarë islamikë, duke përfshirë edhe pasardhësit e drejtpërdrejtë të profetit Muhamed dhe një poet dhe arkitekt andaluzian me emrin Abu Es Haq es Saheli, i cili është kredituar gjerësisht në dizajnimin e xhamisë së famshme të Djinguereber.

Mbreti njoftohet se e pagoi poetin 200 kilogramë në ar, të cilat në paratë e sotme do të ishin 8.2 milionë dollarë.

Përveç inkurajimit të artit dhe arkitekturës, ai gjithashtu financoi literaturë dhe ndërtoi shkolla, biblioteka dhe xhami, përcjell Telegrafi.

Dikur punoi për 16 dollarë në muaj, tani pasuria e saj vlerësohet disa miliarda dollarë – gruaja që nuk trashëgoi asgjë, por të gjitha i krijoi vetë (Foto)Dikur punoi për 16 dollarë në muaj, tani pasuria e saj vlerësohet disa miliarda dollarë – gruaja që nuk trashëgoi asgjë, por të gjitha i krijoi vetë (Foto)

Timbuktu shpejt u bë një qendër e arsimit dhe njerëzit udhëtuan nga e gjithë bota për të studiuar në atë që do të bëhej Universiteti Sankore.

Mbreti i pasur shpesh kreditohet me fillimin e traditës së arsimit në Afrikën Perëndimore, edhe pse historia e perandorisë së tij mbetet kryesisht pak e njohur jashtë Afrikës Perëndimore.

Pasi Mansa Musa vdiq në vitin 1337, 57 vjeç, perandoria u trashëgua nga bijtë e tij, të cilët nuk mundën të mbanin perandorinë të bashkuar. Shtetet më të vogla u shpërndanë dhe perandoria u shkatërrua.

Ardhja e mëvonshme e evropianëve në rajon ishte “gozhda përfundimtare në arkivolin e perandorisë”.

“Historia e periudhës mesjetare ende shihet kryesisht si një histori perëndimore”, thotë Lisa Corrin Graziose, duke shpjeguar pse historia e Mansa Musa nuk është e njohur gjerësisht.

“Sikur evropianët të vinin në numër të konsiderueshëm në kohën e Musës, me Malin në kulmin e fuqisë së saj ushtarake dhe ekonomike në vend të disa qindra vjetëve më vonë, gjërat pothuajse me siguri do të ishin ndryshe”, thotë Rudolph Butch Ware. /Telegrafi/

Mos i humb

Nga janari i vitit 2020 lehtësohet punësimi për emigrantët në Gjermani

Opoja.net

Zvicra ratifikoi marrëveshjen për sigurime sociale me Kosovën

Opoja.net

Vendos Zvicra: Të kthyerit në Kosovë do të marrin pensionet

Opoja.net

Këto janë monedhat e reja 100 dhe 200 euro (Foto-Video)

Opoja.net

Të mirat dhe të këqijat për të punuar në Zvicër

Opoja.net

3.1 milionë të papunë gjetën punë në BE

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net