Opoja.net

Maqedoni e Veriut: Tre të vdekur dhe 26 raste të reja me koronavirus

Shëndeti
Maqedoni e Veriut: Tre të vdekur dhe 26 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga 622 teste të realizuara, 26 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, prej të cilëve 1 rast është nga skriningu.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 17 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve, është regjistruar shërimi i 11 pacientëve nga Shkupi, 4 pacientëve nga Kumanova dhe nga një pacient nga Tetova dhe Velesi.

Atje gjatë 24 orëve të fundit tre pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Viktimat janë nga Shkupi, Tetova dhe Struga.

Në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një 58 vjeçar nga Struga dhe një 47 vjeçar nga Shkupi. Në Spitalin e Qytetit “8 shtatori” ka ndërruar jetë një 43 vjeçar nga Tetova, i cili ishte shtrirë në spital me 19 maj.

Sipas statistikave të fundit, që nga fillimi i pandemisë, në këtë vend janë realizuar 26,463 testime, prej të cilëve 2.039 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në Maqedoninë e Veriut nga Covid-19 janë shëruar 1.470 pacientë, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 119 pacientë. Për momentin në vendin tonë ka 450 raste aktive, raporton Alsat-M, transmeton Klan Kosova.

Loading...

Mos i humb

E konfirmojnë ekspertët: Kornoavirusi bartet edhe përmes ajrit

Kushtrim Guraj

Pulat mund të shkaktojnë një pandemi të re, 100 herë më të keqe se Koronavirusi

Kushtrim Guraj

Ja pse është shumë e rëndësishme të vendosim maska kur dalim në publik

Kushtrim Guraj

Çka është Remdesiviri dhe pse po e kërkojnë të gjithë?

Kushtrim Guraj

A duhet t’i ushqejnë fëmijët me gji nënat e infektuara me Covid-19, flasin nga OBSH

Kushtrim Guraj

Zbulim i ri: Versioni i ri i Covid-19 përhapet shpejt, por nuk është i rëndë

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net