Opoja.net

Maqedonia e Veriut: Virusi rrit papunësinë në mesin e të rinjve

Rajoni
Maqedonia e Veriut: Virusi rrit papunësinë në mesin e të rinjve

Kriza që ka shkaktuar Covid-19 ka lënë pa punë mbi 12 mijë persona dhe prej tyre 3 mijë e 300 janë të rinj nën moshën 29, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia për Punësim në Maqedoninë e Veriut. 

Në këto të dhëna nuk janë përfshirë ata të rijnë të cilët kanë qenë pjesë e ekonomisë informale dhe që për shkak të koronavirusit kanë humbur vendin e punës.

Organizatat që në fokus kanë të drejtat e të rinjve theksojnë se pandemia i ka dhënë një goditje të rëndë përfshirjes së të rinjve për faktin se të rinjtë kanë kapital të dobët social, u mungon përvoja dhe vështirë arrijnë në pozita të sigurta për sa I përket vendit të punës.

“Në esencë mosha e tyre përkatësisht periudha pas përfundimit të procesit arsimor dhe nevojës që të gjejnë një vend pune sa më parë i detyron të rinjtë që pranojnë punë me angazhime joadekuate, marrëveshje pune në afat të shkurtër kohor, pa paga dinjitoze, dhe kjo mundëson që atyre më lehtë tu hapet dera për largimin nga puna, “ thotë për Radion Evropa e Lirë Biljana Dukovska nga Platforma Kundër Varfërisë.

Ndryshe, duke komentuar të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare e Fuqisë Punëtore të cilat tregojnë se çdo i gjashti i ri ka mbetur pa punë për shkak të krizës që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit , Alaudin Zeqiri ekspert I ekonomisë për Radion Evropa e Lirë thotë se kriza ka goditur më shumë vendet që janë në tranzicion dhe ato në zhvillim.

“Është evidente se çdo ekonomi nacionale ka specifikat e saj, përfshirë këtu dhe metodologjinë e vlerësimit të shkallës së papunësisë, respektivisht atë të punësimit. Çështje shumë e ndjeshme mbetet fuqia punëtore tek të rinjtë në Maqedoninë e Veriut për faktin se ata kanë diploma pra kanë arsim formal por nuk disponojnë me shkathtësi specifike që të mund ti përshtaten lehtësisht tregut të punës në kushte dhe rrethana që i ka imponuar koronavirusi”, thotë Zeqiri.

Agjencia për Punësim nxjerr në pah se numri më i madh i të rinjve që kanë humbur vendin e punës si rrjedhojë e krizës që ka shkaktuar pandemia e koronavisrusit janë me arsim fillor dhe të mesëm, ndërkohë si sektorë më të goditur mbeten industria e përpunimit, tregtia si dhe sektori i gastronomisë dhe agjencitë turistike.

Ndryshe shkalla e paanësisë në bazë të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës në mesin e të rinjve është mbi 35 për qind.

 

 

Loading...

Mos i humb

E frikshme: Shkenctarët ngrenë alarmin për një virus të ri

Opoja.net

Zgjedhjet në Poloni ilustruan “përçarjet në shoqëri”

Opoja.net

Rritet e papritur e të infektuarve dhe 13 viktima nga koronavirus

Opoja.net

Brenda mureve ku shërohen dhe vdesin pacientët me COVID-19

Opoja.net

Paralajmërim i frikshëm nga OBSH: Pandemia mund të përkeqësohet

Opoja.net

Qytetarët paguajnë deri 120 euro për testin për koronavirus

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net