Opoja.net

Marrëveshja e Washingtonit, delegacioni amerikan prej 15 antarësh zbarkon në KEK

Kosova
Marrëveshja e Washingtonit, delegacioni amerikan prej 15 antarësh zbarkon në KEK

Një delegacion i lartë nga Departamenti Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vizitoi Korporatën Energjetike të Kosovës.

Delegacioni 15 anëtarësh i udhëhequr  nga Matthew Zais, zëvendësndihmës i Sekretarit Kryesor të Departamentit të Energjisë, është pritur dhe shoqëruar nga Luigj Imeri, u.d. Kryeshefit Ekzekutiv se bashku me menaxhmentin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Imeri informoi delegacionin rreth proceseve nëpër të cilat po kalon KEK-u, aktiviteteve, investimeve dhe rezultateve të arritura operuese dhe mjedisore përkundër sfidave të moshës së termocentraleve.

Gjatë vizitës në Termocentralet “Kosovën A” dhe “Kosova B” delegacioni u njoftua me punët dhe aktivitetet të cilat janë duke u bërë, rezultatet të cilat janë arritur në ngritjen e besueshmërisë dhe stabilitetin e prodhimit të energjisë si dhe përmirësimet mjedisore të bëra duke pasur si objektiva kryesore sigurinë energjetike të vendit dhe mbrojtjen e mjedisit.

The post Marrëveshja e Washingtonit, delegacioni amerikan prej 15 antarësh zbarkon në KEK appeared first on FaktePlus.

OKB-ja kërkon 35 miliardë dollarë për mbështetje financiare për vitin 2021

Kushtrim Guraj

Mblidhet Komisioni për Buxhet, tentimi i radhës për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje

Opoja.net

Mbi 13 mijë raste aktive me koronavirus, paralajmërohen masa para festave të fundvitit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net