Opoja.net

Marsh protestues kundër pozitës aktuale të gruas në jetën publike në Prizren

Kosova
Marsh protestues kundër pozitës aktuale të gruas në jetën publike në Prizren

Me kravata ngjyrë të kaltërtë e mesazhe të shkruara në pankarta modeste, përmes të cilave synohet sfidimi i situatës aktuale jo të mirë të femrës, iniciativa FEMaktiv, ka organizuar në Prizren protestën “8Marshi me kravatë”.

Tringa Kasëmi, njëra ndëri inicatoret e themelimit të grupit joformal të grave dhe vajzave FEMaktiv, tha se në këtë ditë, femrat nuk duhet të festojnë , por të protestojnë për vetëdijesim, për më shumë të drejta të barabarta mes burrave dhe grave, për më shumë pjesëmarrje në jetën publike të femrave.Përmes këtij marshi , ne shfaqim pakënaqësitë tona, dhe se femra realisht është nën hije, ndërsa në Prizren nuk është e përfaqësuar në mënyrë të duhur në vendimmarrje, tha më tej zonjusha Kasëmi.

Sipas organizatorëve të këtij marshi, kravata e kaltër simbolizon barazinë. Pjesëmarrësit më pas kanë marshuar nga sheshi Shatërvan nëpër rrugën kryesore të qytetit. Inicatorët e këtij organizmi pohuan se janë një grup joformal që përbëhet nga gratë dhe vajzat e Prizrenit me prapavijë diverse shkollore e profesionale.

Vizioni i këtij grupi është një Prizren me diskurs publik dhe jetë politike e shoqërore, të formësuar dhe udhëhequr në mënyrë të barabartë nga gratë dhe burrat.

Loading...

Mos i humb

Ndalet tregtia Kosovë – Serbi

Opoja.net

Parashikimi i motit për sot

Opoja.net

Disa nga masat që duhet respektuar në momentin që fillojnë udhëtimet me avion

Opoja.net

Në Prizren, ​54 raste aktive me coronavirus, 32 persona presin rezultatet gjatë ditës

Opoja.net

Raporti i UNDP: Qytetarët më së shumti të kënaqur me punën e Vjosa Osmanit, Albin Kurti në vendin e dytë

Opoja.net

Qytetarët, shumë të pakënaqur me drejtimin politik të vendit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net