Opoja.net

Mascherano pensionohet nga futbolli

Sport
Mascherano pensionohet nga futbolli

Javier Mascherano e ka njoftuar pensionimin nga futbolli, pasi e shijoi një karrierë të bujshme 17-vjeçare në Amerikën Jugore dhe në Evropë.

Mesfushori mbrojtës e nisi karrierën profesionale me gjigantin argjentinas, River Plate, në vitin 2003 dhe e kaloi një vit në Brazil te Corinthians para se të kalonte në Premierligë.

Mascherano e kaloi një periudhë të shkurtër te West Hami, e pastaj tri vjet në Liverpool nga ku iu bashkuar Barcelonës, klubit me të cilin e kaloi periudhën më të suksesshme në karrierë.

Pasi i fitoi pesë tituj në La Liga dhe dy trofe në Ligën e Kampionëve në mesin e shumë trofeve të tjerë gjatë tetë vjetëve në Camp Nou, ai u josh nga Hebei China Fortune.

36-vjeçari u rikthye në Argjentinë në janar duke iu bashkuar Estudiantes, me të cilin kishte kontratë deri në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, Mascherano ka vendosur t’i varë këpucët në gozhdë tani.

“Ka ardhur koha t’i jap fund karrierës për shkak të gjërave që më ndodhën në muajt e fundit në jetën personale dhe pasi e kam menduar mirë këtë, kam vendosur që është e drejtë t’i jap fund sot”, tha Mascherano në një konferencë për media.

The post Mascherano pensionohet nga futbolli appeared first on FaktePlus.

Stadiumi i Napolit do ta mbajë emrin “Diego Armando Maradona” nga ndeshja e ardhshme e napolitanëve

Kushtrim Guraj

Sa do t’i kushtojë Barcës nderimi që Messi i bëri Maradonas

Kushtrim Guraj

“Askush s’u kujdes për Maradonën, e lanë vetë të vdesë në një dhomë të vogël”

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net