Opoja.net

MAShT do të ndajë 681 bursa studentore

Kosova

Buxheti i ndarë për bursat studentore nga Ministria e Arsimit është rritur në 600 mijë euro, dhe do t’u ndahet 681 studentëve, secilit në vlerë prej 880 eurosh.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, teksa ka thënë se tash studentët meritorë do të marrin bursa të dinjitetshme.

”Në bazë të Udhëzimit Administrativ për ndarjen e bursave dhe në bazë të raportit të komisionit të veçantë vlerësues për bursat, kam marrë vendim për ndarjen e bursave për 681 studentë meritorë nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë publik në Kosovë. Me kërkesën time buxheti për bursat është rritur nga 200 mijë në 600 mijë euro dhe studentët meritorë tashmë marrin një bursë të dinjitetshme në vlerë prej 880 euro”, ka njoftuar Bytyqi përmes një postimi në facebook.

Ky vendim ka hyrë në fuqi sot, pas nënshkrimit nga ministri Bytyqi.

Loading...

Mos i humb

Presidenti Thaçi mbërrin në Hagë për t’u intervistuar nesër nga Specialja

Opoja.net

Bizneset kërkojnë shtyrje të kësteve për kredi, BQK-ja thotë se ka bërë një zgjidhje më të mirë

Opoja.net

Lajçak flet pas përfundimit takimit Hoti – Vuçiq: Dialogu është kthyer në binarë

Opoja.net

Një ditë para nisjes në Hagë, Thaçi përkulet para varrit të Adem Demaçit

Opoja.net

Gjendja e jashtëzakonshme në Kosovë mund të shpallet sot

Opoja.net

“Dialogu Kosovë-Serbi, i vështirë pa presidentin Thaçi”

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net