Opoja.net

Materiali zgjedhor shpërndahet nëpër komuna

Kosova

Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto momente ka nisur shpërndarja e materialit të ndjeshëm zgjedhor nga depo qendrore e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për në depot e komsioneve komunale të zgjedhjeve.

Ky material i ndjeshëm zgjedhor ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet do të përdoret për ditën e nesërme të zgjedhjeve.

Kosova nesër mban zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme në të cilat garojnë 25 subjekte politike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila përmban 1 milion e 937 mijë e 868 votues, të cilët kanë mundësi të mund të votojnë në 2, 547 vendvotime, kurse, numri i qendrave të votimit është 895, raporton kp.

Përndryshe, numri i personave që do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje është 111, 733./Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Skenari i Kurtit për shkarkimet e bordeve

Opoja.net

Të enjten, shi dhe borë — por si do të jetë moti në Kosovë gjatë ditëve pasuese?

Opoja.net

Cakaj – Kurtit: Që doni i ndërrojmë flamurat

Opoja.net

Erdhi dita për shkarkime, këta janë zyrtarët që e pësuan nga Albin Kurti

Opoja.net

Ku do të shkojnë paratë e kursyera nga zvogëlimi i rrogave të Qeverisë?

Opoja.net

Sllovenia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net