Opoja.net

Mbahet manifestimi letrar kulturor “SOFRA E YMER PRIZRENIT”

Kultura Opoja

Klubi letrar “Luigj Gurakuqi” nga komuna e Sharrit, pas ringjalljes së aktivitetit, organizon për të njëmbëdhjetën herë me radhë manifestimin letrar me karakter mbarëkombëtar në nderim të Ymer Prizrenit, Kryetarit të parë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Manifestimi mbahet të mërkurën më 10 qershor 2015 me fillim në orën 11.00, në fshatin Zgatar të Opojës prej nga e ka prejardhjen Ymer Prizreni.

Drejtori i Bordit menaxhues i Manifestimit kulturor letrar z. Ibrahim Skenderi, na njoftoi se janë kryer të gjitha përgatitjet për mbajtjen e këtij manifestimi i cili që nga ky vit do të quhet “Sofra e Ymer Prizrenit”.
Në manifestim janë ftuar klube e shoqata letrare nga të gjitha viset shqiptare si dhe Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës si bashkorganizatore e këtij evenimenti.

Manifestimi përmban Sofrën poetike, Sofrën letrare e shkencore, Sofrën muzikore dhe përfundon me Sofrën e bujarisë, që do ta shtrojë fshati nikoqir Zgatari me specialitete tradicionale të vendit.

Përkrahur materialisht nga Zyra e kryetarit të Komunës, organizatori bazuar në Rregulloren e Manifestimit, do të ndajë: -Çmimin, plaket për Poezinë më të mirë në Sofrën Poetike; -Dy çmime, plaketa “Mysafir nderi”, për personalitete e subjekte që kanë ndihmuar rriten e këtij manifestimi në dhjetë edicionet e kaluara; -Do të nderohen me Mirënjohje të gjithë poetët që marrin pjesë në Sofrën poetike, dhe personalitete e kontribuues që me punën e tyre afirmuan personalitetin e Ymer Prizrenit.

Manifestimi është publik, dhe organizatori i fton të gjithë të interesuarit, dashamirë të fjalës së bukur artistike që të marrin pjesë në këtë aktivitet për ta nderuar Kryetarin e parë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në 137 vjetorin e themelimit të saj. (Opoja.net)

image

Shaban Shabani: Dhuna në familje rrezikon paqen

Fari Kolloni

Covid-19 në Dragash, sot dy të infektuar

Fari Kolloni

Ujku filmohet shumë pranë fshatrave të Opojës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net