Opoja.net

Mbappe tregon për cilin lojtar Pogba e ka paralajmëruar PSG-në, e do trofeun

Sport
Mbappe tregon për cilin lojtar Pogba e ka paralajmëruar PSG-në, e do trofeun

Marcus Rashford është futbollisti për të cilin Paul Pogba i ka folur vetëm fjalë të mira Kylian Mbappes.

Ai ka treguar se si mesfushori i Manchester United, gjatë ndeshjeve me Francën ditë më parë, i ka treguar për kualitetet e Rashford, se sa i rëndësishëm është për “Djajtë e Kuq”.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Man United dhe PSG do të përballen të martën në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ndeshja e parë e tyre për këtë edicion.

“Ai është lojtar që luan me shumë vetëbesim. Ai është një ndër sulmuesit më të rrezikshëm në Angli. Paul Pogba më ka treguar se sa special është – dhe ai nuk flet shumë shpesh për lojtar në këtë mënyrë”, tha Mbappe.

21-vjeçari është i mërzitur që PSG nuk e fitoi vitin e kaluar Champions Leaguen, do ta kërkojë sërish këtë edicion.

“Champions? Vitin e kaluar ne ishim afër, por të jemi afër nuk është më diçka e mirë për ne”, tha sulmuesi francez.

Mbappe gjithashtu tha se PSG duhet të ketë kujdes edhe nga bashkëkombësi i tij, Anthony Martial.

Ai beson se ky do të jetë viti i Martial me “Djajtë e Kuq”.

The post Mbappe tregon për cilin lojtar Pogba e ka paralajmëruar PSG-në, e do trofeun appeared first on FaktePlus.

Arsyet që e shtyjnë Messin të pranojë ofertën e PSG-së

Kushtrim Guraj

Arsenali e dominon Rapidin, vazhdon pa humbje në Europa Ligë

Kushtrim Guraj

Pele me letër emocionuese për Maradonën: “Të dua, Diego”

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net