Opoja.net

Mbi 46 mijë tifozë në një stadium të Zelandës së Re, një pamje e pazakontë në vitin 2020

Sport
Mbi 46 mijë tifozë në një stadium të Zelandës së Re, një pamje e pazakontë në vitin 2020

Një turmë me kapacitet afër 46,049 mijë tifozë ishte e pranishme në ”Eden Park” ndërsa Zelanda e Re mundi Australinë 27-7 në ndeshjen e dytë të Kupës Bledisloe të futbollit amerikan.

Kufizimet e COVID-19 në Auckland, të cilat hynë përsëri në fuqi në gusht pas një shpërthimi të vogël të rasteve të koronavirusit, u hoqën në fillim të muajit për të lejuar turmat të ktheheshin në stadiume.

”Eden Park” ishte një nga shumë pak stadiume sportive në botë që hapi dyert për të gjithë kapacitetin gjatë fundjavës.

Kujtojmë se pas shpërthimit të pandemisë në fillim të vitit, rrallë ose për të mos thënë fare, stadiumet janë hapur për një pjesë të publikut në çdo cep të botës, por kjo që ka ndodhur në Zelandën e largët mbetet një pamje e pazakontë për një vit të pazakontë si 2020-ta.

The post Mbi 46 mijë tifozë në një stadium të Zelandës së Re, një pamje e pazakontë në vitin 2020 appeared first on FaktePlus.

Neymar kthehet me gol te PSG

Kushtrim Guraj

Xhaka refuzon të largohet nga Arsenali

Kushtrim Guraj

Real Madridi publikon listën e lojtarëve ndaj Interit, tri mungesa të mëdha

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net