Mbi 7 mijë kosovarë ia mësynë Shqipërisë këtë të shtunë

Kosova
Mbi 7 mijë kosovarë ia mësynë Shqipërisë këtë të shtunë

Mbi shtatë mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri të shtunën.

Shqiptarët e Kosovës vlerësohet se shpëtuan sezonin turistik mes pandemisë së koronavirusit në Shqipëri, ndërsa po shtyjnë përtej verës.

Mbi 7 mijë persona hynë nga Morina vetëm mëngjesin e së shtunës, ku pjesa më e madhe kishin si destinacion bregdetin.

Ulja e temperaturave nuk u bë pengesë as këtë fundjavë për fluksin e pushuesve që ishte thuajse i ngjashëm me atë të javëve të kaluara.

Më të shumtët ishin për pushimin e fundjavës, por kishte edhe prej atyre që kanë zgjedhur vjeshtën për të pushuar në bregdet.

Për të shmangur radhët Policia kufitare në Morinë vijon të aplikojë procedurën e përshpejtuar.

Turizmi patriotik ia doli të shpëtojë sezonin turistik mes pandemisë, ndërsa tashmë po e shtyn përtej muajve të verës!

800 mijë shqiptarë nga Kosova përllogaritet se hynë në Shqipëri përgjatë gushtit, ndërsa prej janarit numri i tyre shkon mbi 1 milionë.

Zhduket një 24-vjeçare nga Skenderaj, familjarët tregojnë se kur doli për herë të fundit nga shtëpia

Kushtrim Guraj

Katër persona të lënduar në një aksident mes tri veturave në Bërnicë

Kushtrim Guraj

KEK-u dhe Termokosi angazhohen për furnizim cilësor me ngrohje të kryeqytetit

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net