Opoja.net

Mbi dy mijë zyrtarë policorë u larguan nga Policia e Kosovës, që nga themelimi i saj

Kosova
Mbi dy mijë zyrtarë policorë u larguan nga Policia e Kosovës, që nga themelimi i saj

Nga themelimi i saj, e deri më tani, Policia e Kosovës numëron rreth nëntë mijë punonjës/personel policor me uniformë dhe civil.

Nga ky numër i përgjithshëm i zyrtarëve policorë ka edhe të atillë që kanë lënë punën për arsye nga më të ndryshmet apo edhe janë përjashtuar. Policia e Kosovës (PK) në një përgjigje për Telegrafin thekson se janë gjithsej 1, 406 zyrtarë policorë që kanë dhënë dorëheqje.

“Numri i policëve që kanë lënë detyrën, qoftë policë që kanë dalë në pension apo policë që kanë dhënë dorëheqje për arsye të ndryshme, është gjithësej 1,406. Ndërsa i policëve që janë përjashtuar nga detyra: është gjithësej 887”, thuhet në përgjigjen e Policisë, për Telegrafin.

Ndërsa Inspektoriati Policor i Kosovës (IPK) thekson se për nëntëmujorin e vitit 2019 ka  pranuar gjithsej 1030 lëndë /ankesa të cilat janë pranuar përmes mënyrave të ndryshme në IPK.

“Nga numri total prej 1030 lëndëve/ankesave, 679 ankesa janë dërguar në Policinë e Kosovës për hetim disiplinor, ndërsa 351 ankesa janë proceduar në Departamentin e Hetimeve në IPK. Inspektorati Policor i Kosovës, përkatësisht Departamenti i Hetimeve me autorizim të Prokurorisë në periudhën janar – shtator 2019 ka arrestuar tridhjetë e dy (32) zyrtar policor dhe një (01) staf civil, kurse ka rekomanduar suspendimin e pesëdhjetë e shtatë (57) zyrtarëve policorë dhe dy zyrtarëve të stafit civil të PK-së. Sa i përket zyrtarëve policor të transferuar janë tetë”, thuhet në përgjigjen e IPK-së dërguar Telegrafi.


Sipas IPK-së, duke pasur parasysh rastet e pranuara në IPK gjatë këtij nëntë mujori hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë ngritur 41 kallëzime penale pranë prokurorive kompetente, 9 raporte të veçanta si dhe 141 raporte informuese që janë përcjellë në prokurori.

Ndërsa bazuar në raportin vjetor 2018 të Inspektoriatit policor të Kosovësgjatë vitit 2018 Policia e Kosovës ka pasur 86341 punonjës, prej të cilëve në përgjithësi si subjekt i hetimit nga IPK-ja kanë qenë 198 punonjës të PK-së (theks i veçantë është se numri i punonjësve sipas identitetit është 194 punonjës policor).

Loading...

Mos i humb

Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Opoja.net

Një vit nga vendosja e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake

Opoja.net

Rreth 100 mijë banorë në Kosovë jetojnë vetëm me ndihma sociale

Opoja.net

Haradinaj shpall 28 Nëntorin ditë pushimi në Kosovë

Opoja.net

Në mëngjes ftohtë, pasdite priten reshje shiu

Opoja.net

Tërnava takohet me ministrin saudit, Arabia Saudite e gatshme për ta ndihmuar Kosovën

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net