Opoja.net

Mbi pesë mijë persona kanë nënshkruar peticionin për rihapjen e xhamive në Kosovë

Kosova
Mbi pesë mijë persona kanë nënshkruar peticionin për rihapjen e xhamive në Kosovë

Nga dita e premte Liridon Kurti bashkë me dy shokë kanë organizuar një peticion online në platformën “Change” për hapjen e xhamive pas zbutjes së masave tjera.

Kurti në RTV Dukagjini thotë se vendimi për të filluar peticionin erdhi të premten kur Myftiu Tërnava dhe ministri Shëndetësisë Vitia njoftuan se xhamitë nuk do të hapen.

Iniciatori i peticionit thotë se përderisa po hapen tregjet apo parukeritë mund të menaxhohet edhe hapja e xhamive.

“Peticionin deri më sot e kanë nënshkruar rreth 5,100 persona nga të gjitha kategoritë. Ne nuk kemi kërkuar që vetëm besimtarët myslimanë të kërkojnë hapjen e xhamive, por të gjithë ata që mendojnë një gjë të tillë”.

Ndryshe mbrëmë në pyetjen e shtruar në “Debat Plus”, “A duhet të rihapen xhamitë?”, mbi 35 mijë persona janë përgjigjur me “PO” ndërsa rreth 3,500 të tjerë kanë votuar kundër rihapjes së xhamive.

Sot rreth orës 16:00 në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë një grup besimtarësh myslimanë kanë organizuar faljen e namazit të Ikindisë duke respektuar distancën sociale./Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Minxhozi: Kufiri Shqipëri-Kosovë hapet më 1 qershor

Opoja.net

Vendos MASHTI: Provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet më 4 korrik

Opoja.net

Kosova pa të dhëna të sakta për dëmet ekonomike nga COVID-19

Opoja.net

OBSH me udhëzime të reja për qytetarët me rastin e festës së Bajramit

Opoja.net

Veseli përmes një fotografie te xhamia e Mlikës në Dragash uron Bajramin

Opoja.net

A do të ketë nesër masa të shtuara? – Flasin nga Policia e Kosovës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net