Opoja.net

“Mbretëresha” Sevilla fiton titullin e tretë rresht në Europa Ligë

Sport
“Mbretëresha” Sevilla fiton titullin e tretë rresht në Europa Ligë

Sevilla e ka mbrojtur titullin e Europa League duke e fituar për sezonin e tretë radhazi. Andaluzianët e nënshtruan Liverpoolin në St. Jakob-Park në Basel duke fituar me rezultat 3-1.

Redsat luajtën më mirë në pjesën e parë, ndërsa rezultatin e zhbllokuan në minutën e 35-të, kur Daniel Sturridge shënoi në rrjetin e ekipit kundërshtar. Pas një kombinimi ndërmjet Firminos dhe Coutinhos, ky i fundit asistoi te anglezi, goditja e të cilit ishte fantastike.

stur

Sevilla e nisi fuqishëm pjesën e dytë. Që në sekondat e para të kësaj pjesëloje, skuadra spanjolle e barazoi rezultatin. Ishte një depërtim fantastik i Marianos, i cili asistoi te Kevin Gameiro që e pati portën e zbrazët për të shënuar (46’).

gra

Ndërkaq, pas një aksioni fantastik të andaluzianëve, ata ia dolën të kalonin në epërsi për herë të parë në këtë sfidë. Kapiteni Coke e përfundoi për mrekulli aksionin e skuadrës spanjolle duke e dërguar topin në rrjet (64’).

coke

Nuk kaloi shumë kohë dhe erdhi goli i tretë i Sevillas. Ishte sërish Coke me golin e dytë personal (72’). Në minutat e mbetura, skuadra angleze nuk arriti të bënte asgjë, ashtu që trofeu shkoi sërish në Spanjës.

Sevilla mban rekord të triumfeve në Europa League, pesë (duke përfshirë edhe periudhën kur quhej UEFA Cup). Ndërsa falë kësaj fitoreje do të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Ermal Bojaxhiu nga Plava, pjesë e Bundesligës gjermane

Fari Kolloni

Muriqi së paku dy javë jashtë fushës

Kushtrim Guraj

Klopp mendon shitjen e Shaqirit

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net