Opoja.net

Mbretëreshat e xhudos mbërrijnë në Kosovë

Sport
Mbretëreshat e xhudos mbërrijnë në Kosovë

Kampionia e Evropës, Majlinda Kelmendi dhe xhudistët e tjerë kosovarë para pak çasteve kanë mbërritur në Kosovë.

Një pritje madhështore është organizuar për ato nga MKRS-ja, ndërsa qytetarë të shumtë kanë dalë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, raporton Koha.net. Ato i ka pritur edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Qytetarët gjatë gjithë kohës thërrisnin emrat e dy xhudistëve që arritën sukses në Rusi, Majlinda Kelmendit e Nora Gjakovës.

Kjo pritje iu bëhet xhudistëve pas suksesit që patën në Kampionatin Evropian në Rusi.

Majlinda Kelmendi arriti të marrë medaljen e artë në Rusi, kurse Nora Gjakova mori të bronztën.

“Ronaldo është ndryshe nga të tjerët”

Kushtrim Guraj

“Me mungojnë shumë tifozët”

Kushtrim Guraj

Messi te PSG? Al Khelaifi jep përgjigjen shumëkuptimëshe

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net