Opoja.net

Mbrojtja e ambientit në fokusin e projekteve filmike të 14-vjeçarit kosovar

Natyra
Mbrojtja e ambientit në fokusin e projekteve filmike të 14-vjeçarit kosovar

Peon Sadiku, një 14 vjeçar nga Gjilani, përpiqet që përmes video-projekteve që i realizon vet dhe i publikon në kanalin e tij në Youtube, të ndikojë në vetëdijesimin e rrethit për mbrojtjen e ambientit dhe për problemet e shoqërisë.

Aktualisht, ndotja e lumenjve është një nga temat në fokusin e tij.

“Sot kam dalë këtu për të bërë një video projekt, t’i bëj disa xhirime për projektin tim të ri, për t’i mbrojtur lumenjtë (Save the Rivers), sepse kjo është edhe rreth një teme aktuale, të ngrohjes globale.  Këtu kemi dalë për t’i parë mbeturinat që ne po i hedhim dhe duhet të ndryshojmë…”, tha Peon Sadiku, për REL.

Ai është në klasën e nëntë të shkollës fillore të mesme të ulët dhe i pëlqen puna e gazetarit dhe kameramanit.

Peoni realizon reportazhe dhe filma të shkurtër që prekin temat sociale dhe ambientit ku jeton.

Peoni është një 14 vjeçar që dëshiron ta shohë botën ndryshe.

“Si prodhues filmash kam filluar qe 5 vjet kur ia kam bërë një reportazh shkollës sime. Më pëlqeu dhe thashë pse mos të provoj të bëj një reportazh. Të gjithë e pëlqyen dhe më thanë se ‘ti ke talent’”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Peoni ka marrë pjesë në disa festivale për prodhuesit e rinj të filmave.

Filmat e tij “Kalaja e Pogragjes” dhe “Duart e vogla” janë vlerësuar në festivale.

Peoni është nxënës edhe në shkollën e muzikës.

“Pa muzikë nuk ka film. Kur e shoh videon menjëherë e di çfarë muzike i duhet”, thotë i riu që përmes projekteve filmike kontribuon në mbrojtjen e ambientit. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Tregu përplot me farë ilegale, askush se dinë se kush po e sjell në Kosovë

Opoja.net

Komuna e Dragashit mbështetur nga UNDP-ja realizuan projektin e ofertës turistike dhe zhvillimin e aktiviteteve në natyrë

Opoja.net

Rriten çmimet e prodhimeve blegtorale

Opoja.net

Caritasi Zviceran në bashkëfinancim me Komunën e Dragashit ka mbështetur me grante disa bletar për prodhimtari të mjaltit

Opoja.net

Dragashi një krahinë atraktive turistike

Opoja.net

Shënohet dita botërore e turizmit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net