Opoja.net

Mbyllet pa fitues drama në ‘San Siro’, Kumbulla ia siguron një pikë Romës

Sport
Mbyllet pa fitues drama në ‘San Siro’, Kumbulla ia siguron një pikë Romës

Marash Kumbulla ia ka bërë sefte me fanellën e Romës.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, ka bërë paraqitje fantastike në San Siro kundër Milanit, sfidë që u mbyllë me barazim 3-3.

Vendasit tre herë kaluan në epërsi, por asnjëherë nuk arritën që ta mbajnë atë, derisa për herë të tretë gjithçka barazoi Kumbulla i Shqipërisë, për t’ia siguruar një pikë të madhe Romës.

Ai shënoi për të barazuar në 3-3 rezultatin në minutën e 84’.

Sfida nisi me gol.

Ibrahimovic e shënoi golin e parë në këtë ndeshje, në minutën e dytë, për 1-0.

Roma reagoi me anë të Edin Dzekos, që në minutën e 14’ shënoi për 1-1.

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 47’, Alexis Saelemaekers shënoi për t’ia siguruar epërsinë sërish Milanit në këtë takim, derisa në atë të 71’, mysafirët edhe njëherë barazuan, realizoi nga pika e bardhë Jordan Veretout.

Milani në super formë, e gjeti edhe njëherë golin e epërsisë, për herë të tretë në minutën e 79’, Zlatan Ibrahimovic shënoi të dytin personal dhe të tretin për Milanin për 3-2.

Por, mysafirët kishin ardhur në San Siro për rezultat pozitiv dhe në minutën e 84’, Marash Kumbulla arriti ta dërgoi topin në rrjetë pas një gabimi të Ibrahimovic, që nuk e largoi topin siç duhet nga zona.

Kështu, Kumbulla ia siguroi një pikë skuadrës së Paulo Fonsecës duke shënuar edhe golin e parë me fanellën e Romës.

The post Mbyllet pa fitues drama në ‘San Siro’, Kumbulla ia siguron një pikë Romës appeared first on FaktePlus.

AC Milan vs Celtic, formacionet zyrtare

Kushtrim Guraj

“Ekonomikisht, do ta shisja Messin në verë”

Kushtrim Guraj

Neymar: Dua të luaj me Messin nga sezoni i ardhshëm

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net