Opoja.net

Mbyllet rruga Prizren-Prevallë

Kosova
Mbyllet rruga Prizren-Prevallë

Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Kosovës, se një pjesë e rrugës rajonale R-115 Prizren – Prevallë, nga Gornje Sello deri në Prevallë, te hotel ‘Sharri’, do të jetë e mbyllur për qarkullim të të gjitha automjeteve nga dita e sotme.

Mbyllja e këtij aksi rrugor po bëhet me qëllim të evitimit të rrezikut nga rrëshqitjet e vazhdueshme të dheut dhe gurëve.

Ministria fton të gjithë qytetarët që të udhëtojnë për në këtë destinacion nga rrugët e tjera ekzistuese.

Ministria e Infrastrukturës dhe organet e tjera kompetente janë duke u marrë me analizimin e situatës në këtë rrugë dhe për çdo zhvillim, qytetarët do të njoftohen me kohë, thuhet në njoftim.

Loading...

Mos i humb

Kosovari bën tatuazh premtimin e fillimit të pandemisë

Opoja.net

Situata me Covid-19 në Kosovë: Janë 750 shtretër të gatshëm, në plan që të shtohen edhe 100

Opoja.net

Behgjet Pacolli i uron shërim të shpejtë Avdullah Hotit

Opoja.net

Disa sëmurën rëndë e disa e kalojnë virusin pa simptoma, por pse ndodh kjo gjë?

Opoja.net

Kusari me akuza ndaj Hotit, thotë se në Dragash mund të ketë infektuar persona tjerë

Opoja.net

Këto janë komunat ku u konfirmuan rastet e reja me COVID-19

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net