Opoja.net

Më i nxehti në histori, shtatori i këtij viti

Rajoni
Më i nxehti në histori, shtatori i këtij viti

Shtatori i këtij viti, më i nxehti në histori.

Sipas shërbimit të motit, Copernicus, shtatori i këtij viti ishte shtatori më i nxehtë që është regjistruar ndonjëherë, 0.05 gradë më i nxehtë se shtatori i vitit të kaluar, i cili ishte rekord i mëparshëm.

Shkencëtarët thonë se ky fakt është një tregues i qartë se temperaturat po rriten nga gazrat e shkaktuara nga shoqëria njerëzore, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Copernicus, që është program vëzhgues i Bashkimit Evropian për Tokën, tha se ngrohja në Arktikun e Siberisë po vazhdon në nivel mbi mesatare.

Pritet që ky vit gjithashtu të jetë më i nxehti që është regjistruar ndonjëherë në Evropë, ndonëse temperaturat nga kjo periudhë fillojnë të ulen.

Temperaturat e larta dhe vapa ndikuan që në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara dhe në Australi të ketë rekord të zjarreve në natyrë.

Moti i tillë ndikoi që të regjistrohet edhe dita më e nxehtë në histori, me temperaturë prej 54.4 gradë. Kjo temperaturë u shënua në pjesën jugperëndimore të Shteteve të Bashkuara.

Ky pritet të jetë kabineti i Joe Biden

Opoja.net

Sot një vjet bota ndryshoi, si u paraqit rasti i parë me Covid-19

Opoja.net

Tragjedia në Zvicër: Vdes 15 vjeçari kosovar, pasi u godit nga treni

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net