Opoja.net

“Më irriton”, ish-ylli i Gjermanisë dhe Bayernit e kritikon ashpër Milot Rashicën

Sport
“Më irriton”, ish-ylli i Gjermanisë dhe Bayernit e kritikon ashpër Milot Rashicën

Mario Basler, ish-ylli i Kombëtares së Gjermanisë dhe Bayern Munich, thotë se ndihet i irrituar nga qasja e Milot Rashicës në fushë në ndeshjet e fundit për Werder Bremenin, duke sugjeruar se ylli kosovar mund ta ketë mendjen tek kalimi te ndonjë klub tjetër.
Blaser dha vlerësime të ashpra për skuadrën e Werder Bremenit pas humbjes 4:1 kundër Bayer Leverkusenit në ndeshjen e parë pas rikthimit të Bundesligës nga pezullimi si pasojë e pandemisë koronavirus, raporton Front Online.
51-vjeçari e kritikoi mbrojtjen e skuadrës së Florian Kohfeldt për mënyrën e lehtë të pranimit të golave nga ndërprerjet në ndeshjen e së hënës.
Por ai nuk e kurseu as lojtarin kryesor të Werderit, Rashicën, i cili po kalon nëpër formë të dobët, sepse 23-vjeçari nga Vushtrria nuk e ka shënuar asnjë gol në tetë ndeshje në Bundesligë në vitin 2020.
Për Rashicën është përfolur vazhdimisht këtë vit se mund të largohet nga Werderi, i cili po lufton për mbijetesën në ligën elitare gjermane, me shumë klube evropiane të interesuara për të, përfshirë Liverpoolin, Borussia Dortmundin dhe RB Leipzig.
“Mbase ai [Rashica] tashmë e ka ndonjë klub tjetër në mendje. Kjo është irrituese. Ai vetëm ec nëpër fushë, pavarësisht se është lojtar shumë i mirë. Nganjëherë vras mendjen se çfarë po kërkon të bëjë ai në fushë”, tha Basler.
Rashica i kishte shënuar 7 gola dhe regjistruar katër asiste në 24 ndeshje deri para këtij takimi këtë sezon në Bundesligë. Por të gjitha prej tyre erdhën në pjesën e parë të sezonit.
Werderi renditet në pozitën e parafundit në Bundesligë, me 18 pikë, 9 pikë larg vendit që ia siguron qëndrimin në elitë, të ciline mban Mainz. Ky i fundit i ka një ndeshje më shumë të zhvilluara, megjithatë.
The post “Më irriton”, ish-ylli i Gjermanisë dhe Bayernit e kritikon ashpër Milot Rashicën appeared first on Front Online.

Loading...

Mos i humb

Kthehet Superliga e futbollit (VIDEO)

Kushtrim Guraj

Juventus arrin marrëveshje me Veronan për Kumbullën

Kushtrim Guraj

Real Madrid me ofertë të madhe për Havertz

Kushtrim Guraj

United beson në marrëveshjen me Pogbën

Kushtrim Guraj

Arbër Zeneli nostalgjik për topin

Kushtrim Guraj

Vdes Steve Priest, basisti i bendit “The Sweet”

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net