Opoja.net

Me saktësi 94 %, qentë po i identifikojnë të infektuarit me koronavirus

Shëndeti
Me saktësi 94 %, qentë po i identifikojnë të infektuarit me koronavirus

Me saktësi 94 %, qentë po i identifikojnë të infektuarit me koronavirus, kështu ka thënë eksperti gjerman.

Universiteti i Mjekësisë Veterinare në Hannover ka filluar një pilot-projekt përmes të cilit ka trajnuar gjatë një jave tetë qen të forcave të armatosura të Gjermanisë, të cilët pa ushtrimeve janë në gjendje të identifikojnë virusin COVID-19 me saktësi 94 %.

Studiuesit e Universitetit të Hannover kanë sfiduar qentë të nuhasin COVID-19 në pështymën e më shumë se 1000 personave të shëndetshëm dhe të infektuar.

“Ne mendojmë se kjo po funksionon, pasi që proceset metabolike të një pacienti të sëmurë ndryshojnë plotësisht”, ka thënë Maren Von Koeckritz-Blickëede, profesor në Universitetin e Hannover, shkruan Bloomberg.

Këta qen të cilët e kanë shqisën e nuhatjes rreth 1 mijë herë më të zhvilluar se të njeriut, nëse do të trajnohen në mënyrën e duhur do të mund të vendosen për të zbuluar personat e infektuar në vende si aeroportet, vendkalimet kufitare, ngjarjet sportive,

Studimi u krye së bashku me forcat e armatosura gjermane në Shkollën Mjekësore Hannover dhe Qendrën Mjekësore Universitare Hamburg-Eppendorf.

Von Koeckritz-Blickëede ka thënë se hapi i radhës do të jetë trajnimi i qenve për të dalluar mostrat Covid-19 nga sëmundjet e tjera si gripi.

Loading...

Mos i humb

Lemza e vazhdueshme mund të jetë simptomë e re e coronavirusit, paralajmërojnë mjekët

Kushtrim Guraj

Shkencëtarët zbulojnë pikën e dobët e coronavirusit

Kushtrim Guraj

Studimi i ri: Ftohja e zakonshme mund të forcojë imunitetin kundër koronavirusit

Kushtrim Guraj

Zbulim i ri, këto janë simptomat pas shërimit nga koronavirusi

Kushtrim Guraj

“Nuk do të ketë një valë të dytë të koronavirusit”

Kushtrim Guraj

Rusia thotë se në shtator nis prodhimin masiv të vaksinës kundër Covid-19

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net