Opoja.net

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Liga e Kampionëve nis në Kosovë

Sport

Jo shumëkush mendon për Ligën e Kampionëve në këtë periudhë të vitit. Por, kjo dallon në Kosovë… Krahas suksesit të jashtëzakonshëm të Përfaqësueses, ky vend kërkon një tjetër ëndërr, Ligën e Kampionëve – kështu shkruan Blick.ch.

Në një lloj turneu preliminar që mbahet në Kosovë, kampionët e Andorrës, Gjibraltarit, San Marinos dhe vendit nikoqir garojnë për fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Këto katër shtete të vogla renditet më ulët në renditjen e UEFA-s për vitin 2018, ashtu që me 25 qershor zhvillojnë ndeshjet gjysmëfinale.

Takimi i parë që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me fitoren e FC Santa Coloma kundër Tre Penne Galazzano (1-0) dhe në këtë mënyrë, ekipi nga Andorra siguroi pjesëmarrjen në finalen para-kualifikuese që zhvillohet më 28 qershor.

Ndërkaq, më vonë (20:45), kampioni i Kosovës, Feronikeli, luan kundër Lincoln Red Imps nga Gjibraltari me shpresën që pas tri ditësh të luajë në finale.

Njëherësh, blick.ch përmend edhe lojën miqësore ndërmjet kampionit të Kosovës dhe gjigantit italian, Milan. /Telegrafi

Mos i humb

Ndodhë për herë të parë në histori të Topit të Artë, fituesi nuk është në listë

Opoja.net

Rashica përfundon në radarin e Milanit

Opoja.net

Djaloshi nga Prizreni e bën për spital serbin, në mes të Serbisë (Video)

Opoja.net

Sadiku shënon gol të bukur me kokë nga jashtë zonës

Opoja.net

Roma e do me ngulm transferimin e Hysajt

Opoja.net

Cristiano Ronaldo fiton më shumë para nga Instagrami se sa nga kontrata e tij e Juventusin

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net