Opoja.net

Mediat turke konfirmojnë lëndimin e rëndë të Vedat Muriqit, do t’i mungojë gjatë Fenerbahces

Sport
Mediat turke konfirmojnë lëndimin e rëndë të Vedat Muriqit, do t’i mungojë gjatë Fenerbahces

Vedat Muriqi ka pësuar ditë më parë një lëndim në sfidën mes Fenerbahces dhe Kasimpasas.

Në këtë takim sulmuesi kosovar shënoi dy gola, por lëndimi i pësuar i pamundësuan të paraqitet në dy ndeshjet vendimtare të Kosovës, ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë.

E përditshmja turke Fotomac ka raportuar se pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se Muriqi do të mbetet jashtë fushave për pesë javë dhe rikthimi i tij do të ndodh vetëm në muajin janar.

Reprezentuesi kosovar do t’i humbas tetë ndeshje të këtij viti me Fenerbahcen, gjashtë në kampionat dhe dy të tjera në Kupën e Turqisë.

Kampionati turk do të shkoj në pushim nga 29 dhjetori deri më 19 janar të vitit të ardhshëm.

E pikërisht më 19 janar Muriqi pritet të rikthehet në fushë ku Fenerbahce do të përballet në udhëtim me Gazintepsporin.

Prizrenasi këtë edicion ka qenë lojtari kryesor i Fenerbahces, pasi ka shënuar shtatë gola në kampionat duke bërë edhe një asistim. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Përballje dramatike, Ponte Prizreni triumfon ndaj Rahovecit

Opoja.net

Miqësorja me Suedinë: Kosova me disa mungesa

Opoja.net

Konfirmohet miqësorja e parë e Kosovës për vitin 2020

Opoja.net

Joshua zbulon se ka pasur probleme shëndetësore para rimeçit me Ruizin

Opoja.net

Zhegrova përsëri titullar për Baselin kundër Sionit të shqiptarëve

Opoja.net

Joshua fiton me pikë ndaj Ruizit dhe i kthen titujt e botës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net