Opoja.net

Megjithatë, Skënderbeu merr pjesë në shortin e Ligës së Kampionëve

Sport
Megjithatë, Skënderbeu merr pjesë në shortin e Ligës së Kampionëve

Klubi i Skënderbeut do të marrë pjesë në shortin e Ligës së Kampionëve që do të hidhet më datë 20 qershor.

Lajmin e konfirmon zyrtarisht klubi korçar që nëpërmjet një deklarate të shkurtër të publikuar sa faqen zyrtare në “Facebook”, thotë se UEFA ka pranuar të pezullojë efektet e vendimit të Apelit të marrë pak ditë më parë dhe për çështjen e hapur në CAS, procesi do të zhvillohet me procedurë të përshpejtuar.

Më herët, UEFA ngriti akuza për trukim ndeshjesh për Skënderbeun dhe e dënoi kulbin me 1 vit përjashtim nga kupat e Europës. Dënimi u apelua në CAS dhe vendimi përfundimtar pritet të merret në javën e parë të muajit korrik.

Deklarata e plotë e klubit të Skënderbeut:

“Pas rekursit te paraqitur nga KF Skenderbeu perpara CAS, me date 15 Qershor 2016, UEFA diten e sotme ka pranuar te pezulloje efektet e Vendimit te Komisionit te Apelit date 1 Qeshor 2016.

Rrjedhimisht, KF Skenderbeu do te marre pjese ne shortin per Raundin e Dyte Eliminator te Uefa Chamipons League 2016/2017 te dates 20 Qershor ne Nyon. Nga ana tjeter, per te parandaluar cdo konfuzion ne organizimin e aktivitetit, UEFA dhe KF Skenderbeu kane rene dakord qe procesi ne CAS te zhvillohet permes nje procedure te pershpejtuar.

Per kete, pritet qe vendimi perfundimtar per pjesemarrjen ne aktivitetet europiane te jepet brenda datave 5 ose 6 Korrik. Per t’u precizuar eshte fakti se KF Skenderbeu nuk eshte konsideruar asnjehere pergjegjes i drejtperdrejte per shkeljet e pretenduara nga UEFA.

Vendimi i marre nga Komisioni i Apelit eshte thelbesisht administrativ dhe ka te beje me pranimin ose perjashtimin nga garimi ne kompeticionet europiane. Saktesojme, se ndaj KF Skenderbeut nuk eshte marre ne asnje moment nje vendim disiplinor fajesie, ne te kundert nga cfare eshte perfolur, shkruar e shpifur gjate gjithe kesaj periudhe”,-thuhet në deklaratën e klubit të Skënderbeut.

Stadiumi i Napolit do ta mbajë emrin “Diego Armando Maradona” nga ndeshja e ardhshme e napolitanëve

Kushtrim Guraj

Sa do t’i kushtojë Barcës nderimi që Messi i bëri Maradonas

Kushtrim Guraj

“Askush s’u kujdes për Maradonën, e lanë vetë të vdesë në një dhomë të vogël”

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net