“MEKA HALAL  FOOD” rrit bashkëpunimin me Portalin “OPOJAnet”

Opoja.net Opoja.net Opoja

Projekti partneritet I bizneseve ka sjellur bashkëpunimin në mes fabrikës së prodhimit të mishit “MEKA HALAL FOOD” dhe Portalit “OPOJAnet”.

Pronari I kompanisë vendore “MEKA”, Burim Piraj, e ka përkrahur që nga hapja Portalin “OPOJAnet” mediumi I cili prodhon lajme vendore, nga Kosova, Rajoni e Bota, gjithashtu edhe lajme të kategorive të ndryshme. Ky bashkëpunim ka zgjatur që 5 vite ndërsa pas takimit të fundit ky bashkëpunim do të rritet dhe do të jetë më I avancuar duke sjellur partneritet në mes dy bizneseve vendore.

Kompani Kosovare “MEKA”, është e njohur në mbarë botën me produkte shumë cilësore nga mishi i pulës dhe i gjedhit.

Gjatë takimit është biseduar për të arriturat e kësaj fabrike, gjithashtu është biseduar edhe për mediumet dhe përkrahjen e tyre.

“Kjo kompani është e certifikuar me standardet më të larta europiane dhe se tregu i saj është çdoherë e më shumë në rritje duke qenë besueshmëria dhe kualiteti në plan të parë”, ka theksuar ndër të tjerat Burim Piraj.

Në këtë takim është biseduar edhe për ngjarjet që po ndodhin kohët e fundit në trevën e Opojës dhe në Komunën e Dragashit. /Opoja.net

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-