Opoja.net
Meka Mish

Mënyra e ushqimit në të cilën dominon natriumi është më e dëmshme se sa është menduar

Ekspertët kanë konstatuar se regjimi i ushqimit në të cilin konsumohet shumë mish i kuq është treguar shumë më pak i dëmshëm se sa konsumimi i natriumit

Ky studim shkencor mbi ndikimin e ushqimit në shëndet i Institutit të Metrikës dhe Evaluacionit të Shëndetit (IHME) në Universitetin e Washingtonit ka treguar që ushqimi me shumë natrium është shkaktar për 33 vdekje nga 100.000, transmeton Telegrafi.

Regjimi i ushqimit në të cilin konsumohet shumë mish i kuq është treguar shumë më pak i dëmshëm se sa është menduar, janë vetëm dy vdekje në 100.000.

“Edhe pse kripa, sheqeri dhe yndyrat kanë qenë në fokus të debatit mbi ushqimin gjatë disa viteve të fundit, rezultatet e hulumtimit tregojnë që faktorët kryesorë të rrezikut të cilët rezultojnë me vdekje, ushqimi me përmbajtjen e lartë të natriumit, përmbajtjen e ulët të kokrrave të plota, pak pemë, pak fruta arrore dhe farëra dhe pak perime”, thotë dr. Ashkan Afshin, autor kryesor i studimit dhe asistent në IHME.

Në 10 faktorët e parë ushqimorë të cilët shkaktojnë numrin më të madh të rasteve të vdekjeve në nivelin global, tetë janë të lidhur me marrjen e ulët të ushqimit të shëndetshëm, por jo me marrjen e lartë të ushqimit të pashëndetshëm, theksohet në hulumtim!

Nëse doni të ulni sasinë e natriumit që konsumoni, mësoni se kush janë ushqimet që çuditërisht kanë shumë kripë: sallamet, turshitë, salca e sojës, djathi i përpunuar, proshuta, selino, ullinjtë, etj. /Telegrafi/

 

Mos i humb

Menaxhimi i dhimbjes së shpinës

Opoja.net

Përse lakra Kale është në kulmin e piramidës shëndetësore

Opoja.net

Në Kosovë nis zbatimi i projektit “Vizitat shtëpiake”

Opoja.net

Ilaçi më i mirë natyral për t’ia ndalë kollin fëmijës

Opoja.net

Përfitimet që i ndodhin trupit nëse nuk hani mish

Opoja.net

Çfarë është sistemi i imunitetit dhe si ta forcojmë atë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net