Opoja.net

Mërgimtari dhe fëmijët pastruan oborrin e xhamisë në Zgatar

Lajme Opoja
Mërgimtari dhe fëmijët pastruan oborrin e xhamisë në Zgatar

Zgatar, 18 shtator 2016 – Në oborrin e xhamisë së fshatit Zgatar kohët e fund janë vërejtur sasi e madhe e mbeturinave, e kjo më së shumti i ra në sy një mërgimtarit nga Zgatari.

“Gjatë hyrjes në oborrin e Xhamisë së fshati tonë, vërejta sasi të madhe të mbeturinave të ndryshme. Fillova ti mbledh disa nga to. Pak më vonë, hetova që edhe Xhamia e kishte kontinjerin e vetë. Po çka me pa , Kontinjeri ishte shumë i uritur për mberturina, (komplet i zbrazët) thuajse i pa përdorur fare. Fillova ti hedh mbeturinat në kontinjerin e uritur”, tha mërgimtari nga Zgatari.

E kësaj iniciative ju bashkuan edhe fëmijet e fshatit të cilët lozin vazhdimisht aty.

“Mbi oborrin e Xhamisë, në rrugën e fshatit loznin fëmijët. Si më panë fëmijët, zbritën të gjithë poshtë në oborrin e Xhamisë , dhe me shumë vullnet filluan ti mbledhin mbeturinat në oborrin e Xhamisë. Pasi e pastruan oborrin e Xhamisë, filluan ta pastrojnë edhe rrugën përballë Xhamisë.Me shumë vullnet dhe me shumë buzëqeshje pastruan edhe rrugën përballë Xhamisë. Me të përfunduar punën,u gëzua edhe kontinjeri, e mushi barkun me mbeturina”, ka shpjeguar mërgimtari nga Zgatari.

E për gëzimin e fëmijeve dhe buzeqeshjen e tyre u arrit në fund të punës, ku ata fituan nga një sakezë.

“I pastruan duart në Xhamii, shkuam në shitore dhe me ( një euro e gjysë ) blemë sakëza. Më në fundë vërejta se mungon; organizimi , motivimi , aktiviteti. GURI ISHTE HAZËR PËR TU RROKULLISUR , PO MUNGONTE DIKUSH VETËM PAK PËR TA SHTYRË”, ka përfunduar mërgimtari nga Zgatari.

© Opoja.net

Mblidhet Shtabi Emergjent në Dragash, shqyrton situatën me Covid-19

Fari Kolloni

Konkursi për mësimdhënës në Dragash: Këta janë kandidatët që kanë hyrë në listën e ngushtë

Fari Kolloni

Edhe shtatë raste të reja me Covid-19 në Dragash

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net