Opoja.net

Mërgimtarit kosovar i vidhen gati 10 mijë euro

Rajoni

Shpend Haxhaj po priste që për pak orë të udhëtonte në Kosovë për të kaluar tri javë me familjen e tij në vendlindje. Ajo që nuk priste ishte humbja e më shumë se 8 mijë dollarëve përpara se të largohej nga SHBA-ja, përcjell albinfo. ch.

Në një intervistë me televizionin Nju Jorkez, CBC, në lidhje direkte me Skype nga Kosova, ai deklaroi se paratë iu vodhën të hënën, kur po shkonte në Aeroport, konkretisht para një farmacie në qytezën Lyndhurst.

Pa e ditur, atij i kishte rënë kuleta, duke dalë nga vetura. I kishte rënë në skaj të rrugës.

“Kam humbur gjithçka. Kam humbur patentën e shoferit, kartëlën e kreditit dhe 8,800 dollarë”, deklaroi ai, shkruan Insajderi.

Pamjet nga kamerat e sigurisë, të cilat janë publikuar në kanalin televiziv CBS, shfaqin një burrë dhe një grua që dalin nga vetura e tyre dhe vjedhin kuletën e kosovarit.

Ndërkaq, Policia e Nju-Jorkut ka njoftuar se është duke e hetuar rastin dhe ka paralajmëruar të dyshuarin për vjedhjen e parave se mund të ndiqet penalisht për veprimin e tij.

“Shumica e parave do të ndihmonin të afërmit tanë që kanë pësuar shumë gjatë luftës në Kosovë, për t’i ndihmuar ata, sepse disa prej tyre ende janë të varfër”, deklaroi Haxhaj për televizionin amerikan.

Loading...

Mos i humb

Punëtorët nga Ballkani po japin kontribut për tregun gjerman të punës

Opoja.net

Gjermania në kërkim të 472 mijë punëtorëve, këto janë profilet më të kërkuara

Opoja.net

Refugjatët po futen më shpejt në tregun gjerman të punës

Opoja.net

Mërgimtari gjobitet 1150 euro në Serbi

Opoja.net

Macron përfundon vizitën dyditëshe në Serbi

Opoja.net

Nga janari i vitit 2020 lehtësohet punësimi për emigrantët në Gjermani

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net