Opoja.net

Merkel falënderon të moshuarit për qëndresën gjatë pandemisë

Rajoni
Merkel falënderon të moshuarit për qëndresën gjatë pandemisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka falënderuar të moshuarit në Gjermani për qëndresën e treguar gjatë pandemisë.

“Unë e di se jeta e përditshme, e cila shpesh është e vështirë, sidoqoftë, është bërë edhe më e vështirë edhe më e vetmuar gjatë pandemisë”, tha ajo në mesazhin javor të së shtunës.

“Përkundër gjithë kësaj vështirësie, unë nuk gjeta aspak zemërim te shumë njerëz të moshuar, por më tepër një mirëkuptim për politikën tonë për kufizimet e nevojshme të kontakteve. Unë ju falënderoj shumë për këtë”, tha Merkel.

Ndër të tjera, Merkel iu referua shumë nismave të reja gjatë të cilave të rinjtë gjermanë po ndihmojnë njerëzit e moshuar duke ua bërë më të lehtë jetën e përditshme.

“Do të isha e lumtur nëse këto iniciativa do të ruheshin për një kohë të gjatë. Nevoja për një mbështetje të tillë mes brezave me siguri duhet të ruhet ende”, tha kancelarja.

Loading...

Mos i humb

Vaksina kundër koronavirusit, ja sa do të kushtojë ajo

Opoja.net

Gjykatat në Serbi vazhdojnë t’i ftojnë qytetarët kosovarë për vuajtje të dënimeve

Opoja.net

U zhduk para tre ditësh, gjendet 14-vjeçarja shqiptare, babai i saj tregon se ku kishte qenë vajza

Opoja.net

Trump: SHBA-ja po vëzhgon nga afër për ndërhyrjet e mundshme në zgjedhje

Opoja.net

Zbulohet shkaktari i shpërthimit të madh në Bejrut, që shkatërroi gjithçka

Opoja.net

Pasojat nga rikthimi i karantinës dhe kufizimeve tjera

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net