Opoja.net
Meka Mish

Merret vendim për pensionet e ‘veteranëve të rrejshëm’

Ka përfunduar seanca për fyerjet e listave të veteranëve.

Vendimi i gjykatës për masën e përkohshme për pezullimin e pensioneve të 19 mijë veteranëve do të vendoset jashtë seancës.

Vendimi do të jetë me shkrim dhe do t’u shpërndahet palëve.

E, nëse vendimi do të jetë për pezullim të pensioneve atëherë organizata e Veteranëve të UÇK-së ka paralajmëruar protesta.

Në këtë seancë Prokurori Special, Enver Krasniqi, ka paraqitur kërkesën e tij që të pezullohet pagesa për 19 mijë veteranët deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Sipas tij kjo duhet të bëhet me arsyen se “Si rezultati i veprës penale nga të pandehurit është dëmtuar buxheti i Kosovës dhe vazhdon të dëmtohet. Prandaj duke konsideruar buxhetin e Kosovës si interes publik, prokurori i shtetit ka autorizim të plotë ligjor për të kërkuar një gjë të tillë”, ka thënë Krasniqi.

“Përfitues nga buxheti i Kosovës janë personat e tretë dhe një situatë e tillë kur me veprime e të pandehurve si rezultat i veprave penale dhe kur përfitojnë personat e tretë përcaktohet rregulli për të dëmtuarin, që në rastin konkret kemi dëmtimin e Buxhetit të Kosovës. Andaj bazuar në këtë fakt se personat e tretë të paraqitur në aneksin 1 të kësaj aktakuze si pasojë e veprës penale të të pandehurve nga 2015 deri në gusht 2018 kanë përfituar më shumë mbi 88 milionë euro”, ka shtuar ndër të tjera Krasniqi.

Ndërsa dhjetë të akuzuarit të pranishëm në seancë janë deklaruar si të pafajshëm.

Madje ata kanë thënë se aktakuza është e pabazuar.

Prokuroria Speciale e Kosovës, sot ka kërkuar nga Gjykata që të lëshohet urdhër arrest për dy të akuzuarit që kanë munguar në seancën e sotme, Ahmet Dakun dhe Xhavit Jasharin.

Mos i humb

Kolona deri në 250 metra në hyrje të Merdares, pritjet deri në 20 minuta

Opoja.net

Anëtari i bordit: Qeveria dhe MASHT-i, nuk mundë ta fajësojnë KShC-në për mos akreditimin e universiteteve

Opoja.net

Universiteti i Prizrenit bën thirrje që studentët të mos shqetësohen

Opoja.net

Zbulohet sa është vlera e pagave që marrin infermierët e Kosovës në Gjermani

Opoja.net

Mbyllet Universiteti i Prizrenit

Opoja.net

Lituania pro heqjes së vizave për Kosovën, Finlanda e rezervuar

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net