Opoja.net

Merret vendimi: A do të ndryshojë ora këtë vit?

Kuriozitete

Llogaritja verore e kohës fillon të dielën e fundit të këtij muaji.

Shumica e vendeve të Europës do t’i zhvendosin akrepat përpara për një orë të dielën, më 31 mars 2019. Momenti zyrtar i ndryshimit të orës është pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kalojnë 60 minuta para, duke shënuar 03:00.

Në shtator të vitit 2018, Komisioni Europian nxori një projekt-direktivë.

Në një sondazh publik, më shumë se 80% e 4.6 milionë të anketuarve votuan për t’i dhënë fund ndryshimeve të orës sezonale, por shtetet anëtare të BE-së u bënë thirrje për më shumë kohë para se t’i japin fund kësaj praktike.

Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Europën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara.

Norma europiane përcakton në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ata lëvizin 1 orë pas.

Nëse vazhdon të ndryshojë ora sezonale, atëherë llogaritja dimërore e kohës do të fillojë nga 27 tetori 2019, duke u kthyer akrepat për 60 minuta pas.

Mos i humb

Menduan se fituan ndeshjen e futbollit, filluan të festojnë – por “topi kishte ide të tjera”!

Opoja.net

Sa bakshish duhet të lini në vendet evropiane?

Opoja.net

Ky Golf 2 i ka 1.200 kuaj fuqi dhe është më i shpejtë se Bugatti Chiron

Opoja.net

Vozitësve të rinj mund t’iu ndalohet që të vozisin natën

Opoja.net

Gjysëm shekulli që kur këmba e njeriut për herë të parë shkeli në Hënë

Opoja.net

Çfarë i ndodh makinës nëse me 100km në orë e ndërroni marshin në “rikverc”

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net