Opoja.net

Merret vendimi për gjinekologun që mundësoi abortin e 13-vjeçares nga Gjilani

Kosova
Merret vendimi për gjinekologun që mundësoi abortin e 13-vjeçares nga Gjilani

Gjykata vendos për gjinekologun që mundësoi abortin e 13-vjeçares nga Gjilani.

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditë gjinekologut A.G që mundësoi abortin e 13 vjeçares.

Gjinekologu në ordinancën e tij e ka kryer abortin ndaj të miturës, me ç’rast i njëjti ka treguar vendosmëri në kryerjen e veprave penale pasi që i kishte diktuar të dëmtuarës se çfarë të shkruaj në deklaratën e saj për dhënien e pëlqimit për kryerjen e abortit.

Gjithashtu gjinekologu gjatë kontrollit të dëmtuarës, nuk e ka lajmëruar veprën penale të dhun’imit.

Me këto veprime i pandehuri A. G. dyshohet se ka kryer veprat penale ‘’ndërprerja e shtatzënisë’’ dhe “moslajmërimi i veprave penale dhe kryerësve të tyre”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Fillimisht kërkesa e prokurorit ka qenë për caktimin e masës së paraburgimit, por pas dëgjimit të deklaratës së të pandehurit dhe të mbrojtësit të tij, ka kërkuar që të caktohet masa e arrestit shtëpiak, pasi që i njëjti i ka premtuar Gjykatës që nuk do të ndikojë në dëshmitarë.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit, pasi që caktimi i masave tjera alternative do të pengonin zhvillimin normal të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, me datë 29.09.2020, Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të pandehurve, të cilët dyshohet se kanë dhunuar të miturën.

Spitali i Prizrenit prinë me numrin më të madh të pacientëve të hospitalizuar me Covid në Kosovë

Opoja.net

Banka Botërore ndan 10 milionë euro për të varfërit në Kosovë

Opoja.net

Kur mund të tërhiqen paratë? Flasin nga Trusti

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net