Opoja.net

Mesazh i inspektorëve të UEFA-s për Kosovën (Foto)

Sport
Mesazh i inspektorëve të UEFA-s për Kosovën (Foto)

Inspektorët e UEFA-s kanë mbajtur një konferencë për media pas inspektimit që i kanë bërë stadiumit të Prishtinës. Ata shpresojnë që punimet të kryhen me kohë.

Nicolaus Marshall dhe Thomas Grunther, dy inspektorët e  UEFA-së, së bashku me disa zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Departamentit të Sportit, kanë vëzhguar nga afër punimet që po bëhen në stadiumin e Prishtinës, shkruan Express.

Nicolaus Marshall në konferencën për media pas inspektimit të stadiumit, ka bërë të ditur se do t’i vëzhgojnë punimet në vazhdimësi. Ai shpreson që punimet të kryhen me kohë.

“Jemi këtu për të ju ndihmuar në implementimin e projektit, shpresojmë të jetë moti i mirë dhe të vazhdojnë punimet”, ka deklaruar Nicolaus Marshall në konferencën për media, shkruan Express.

“Ju uroj progres në punime dhe shpresojë t’i kryeni me kohë. Ne kemi ardhur këtu dhe do t’i përcjellim punimet në stadium në vazhdimësi”, ka theksuar Marshall.

Kurse, përfaqësuesi i Al trade, kompani e kontraktuar për ti kryer punimet në stadiumin e Prishtinës,Bajram Gashani, u ka premtuar inspektorëve të UEFA-s se punimet në stadium do të përfundojnë brenda 5-6 muajve, shkruan Express

Trajneri shqiptar infektohet me COVID-19

Kushtrim Guraj

Ujkani del pozitiv me Covid-19

Kushtrim Guraj

Lëndohet edhe një mbrojtës i Juventusit

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net