Opoja.net

Mesazhi i Messit për Maradonan: Paç gjithë forcën e botës, duam të të shohim mirë

Sport
Mesazhi i Messit për Maradonan: Paç gjithë forcën e botës, duam të të shohim mirë

Lionel Messi i ka dërguar një mesazh mbështetjeje bashkëkombësit të tij, Diego Maradona, pasi legjenda argjentinase i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në tru.

Mjeku i ikonës, Leopoldo Luque, konfirmoi të mërkurën se gjithçka është në rregull pas operacionit për heqjen e një trombi (mpiksje gjaku) në trurin e 60-vjeçarit.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

“Diego, paç gjithë forcën e botës. Familja ime dhe unë duam të të shohim mirë sa më shpejt që është e mundur. Një përqafim të madh nga zemra!”, ka shkruar Messi në Instagram.

Kapiteni i Barcelonës dhe Argjentinës ka luajtur nën urdhrat e Maradonas gjatë kohës sa ai ishte përzgjedhës i kombëtares (2008-2010).

Diego Armando Maradona, i cili konsiderohet ndër futbollistët më të mirë në histori, është shtrirë në spital të hënën pas dehidrimit dhe anemisë, ndërsa më pas është vërejtur se ai ka një hematomë subdurale (që njihet si mpiksje gjaku në tru) dhe menjëherë është dërguar në sallën e operacionit.

The post Mesazhi i Messit për Maradonan: Paç gjithë forcën e botës, duam të të shohim mirë appeared first on FaktePlus.

Arsenali e dominon Rapidin, vazhdon pa humbje në Europa Ligë

Kushtrim Guraj

Pele me letër emocionuese për Maradonën: “Të dua, Diego”

Kushtrim Guraj

AC Milan vs Celtic, formacionet zyrtare

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net