Opoja.net

Mësimi në distancë nuk i realizoi objektivat

Rajoni
Mësimi në distancë nuk i realizoi objektivat

Mësimi në distancë i imponuar nga masat që u morën për parandalimin e përhapjes së koronavirusit nuk arriti të realizoi objektivat e duhura, vlerësojnë ekspertë të arsimit në Kosovë, përfaqësues të prindërve e nxënësve.

Megjithatë, ata e shohin si një proces të domosdoshëm që është dashur të ndodhte, pasi që sikur të mos arrihej të realizohej dëmet në edukim do të ishin më të mëdha.

Institucionet shkollore në Kosovë janë mbyllur nga data 12 mars, pas masave që kishte marrë Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Halim Hyseni, nga Qendra për Avancimin e Performancës së Sistemit të Arsimit, thotë për Radion Evropa e Lirë se mësimi në distancë nuk ka mundur të jap efektet e duhura dhe mësminxënia nuk ka mundur të jetë e kënaqshme.

“Mësimi në distancë i imponuar patjetër është dashur të zhvillohej pasi që po të mos zhvillohej ky mësim dëmet dhe pasojat do të ishin më të mëdha se sa që janë, por mësimi në distancë nuk i ka realizuar objektivat dhe nuk i ka zhvilluar të gjitha shkathtësitë që janë të domosdoshme për nxënësit për vazhdim të sukseshëm të shkollimit të metejëm”, thotë Hyseni.

Mësimi në distancë për klasat 1-9 po vazhdon të realizohet nëpërmjet transmetimit të mësimeve të regjistruara në televizionin publik si dhe përmes kanalit të MASHTI (Ministria e Arsimit) në YouTube.

Ndërsa në nivel të shkollave të mesme të larta mësimi në distancë zhvillohet në mënyrë të decentralizuar ku mësimdhënësit janë bartësit kryesor të mësimit në distancë.

Ministria nuk e ka monitoruar procesin e mësimit online

Ymret Reshiti nga Këshilli i Prindërve të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se ministria nuk ka pasur një sistem efikas të mbikëqyrjes të mësimit online.

Sipas tij, ky problem dhe të tjera që u paraqiten gjatë këtij procesi bënë që ky mësim të mos arrijë efektet e dëshiruara dhe të nevojshme.

Ai shton se nuk ka pasur tregues adekuat dhe mundësi që nëse nxënësi nuk i përcjell mësimet t’i kërkohet përgjegjësi.

“Kosova nuk ka qenë e përgatitur për këtë proces të mësimit online. Ne kemi menduar që ky sistem do të fillojë dhe do të pasurohet me pas, por megjithatë ky mësim nuk i ka realizuar objektivat pas parasysh mësimet online që janë bërë në vendet tjera Evropës”, thotë Reshiti.

Ministria e Arsimit ndërkohë po kritikohet edhe nga ekspertët e arsimit se nuk arriti të bëjë monitrimin e procesit të mësimit online.

“Janë dëme të pallogaritshme. Ministria është dashur këtë proces ta monitorojë dhe ta vlerësoj në mënyrë sistematike duke siguruar informacion kthyes”, thotë Halimi.

Këshilli Rinor i Kosovës të cilët thonë të kenë monitoruar procesin e mësimit nga distanca thonë se kanë evidentuar një varg probleme.

Detjon Fetahu menaxher i projekteve në këtë Këshill thotë për Radion Evropa e Lirë se një nga problemet e evidentuara ka qenë fakti se Kosova nuk ka punuar më herët në digjitalizimin e sistemit të edukimit dhe kjo sipas tij, ka bërë që mësimi online të mos arrijë efektin e duhur.

Mungesa e Teknologjisë, po ashtu shton ai, ka bërë që të pamundëson që ky mësim online të arrij efektin e duhur.

Nxënësit, ndërkohë shton ai, nuk kanë mbajtur 6 orë të plota mësim online. Sipas tij, më shumë se 4 orë nuk kanë mbajtur mësim.

“Duke marrë të gjitha këto parasysh ne mendojmë që mësimi online ka qenë i nevojshëm është organizuar shpejtë, por është përcjell jo me efektivitet, mungesë të gjithëpërfshirjes, dhe ka një ngecje të marrjes së informacioneve të nevojshme për nxënësit”, thotë Fatahu.

Vlerësimi i nxënësve, jo i besueshëm

Tani kur po afrohet koha e përfundimit të vitit shkollor, vlerësimi i nxënësve për njohurit e marra gjatë gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor, përfshirë këtu edhe muajt e mësimit nga distanca po theksohet të jetë një sfidë.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit tani më ka publikuar edhe një udhëzim për mësimdhënësit, rreth mënyrave se si ata mund të vlerësojnë nxënësit në distancë.

Aty sqarohet se mësimdhënësit duhet të kenë për bazë notat e gjysmëvjetorit të parë si dhe notat gjatë mësimit online, me qëllim që në fund të vitit shkollor, të mund të japin notën përfundimtare për nxënësit e tyre.

Megjithatë, sipas këtij udhëzimi, nota përfundimtare nuk duhet të jetë më e ulët se nota ekzistuese e datës 11 mars.

Ky vlerësim që do të ju bëhet nxënësve, për ekspertin Halim Hyseni dhe përfaqëuesit e prindërve dhe nxënësve nuk pasqyron gjendjen reale.

Arsimi në Kosovë tani e sa kohë përballet me cilësi jo të kënaqshme.

Për cilësi të dobët në arsim, Kosova u alarmua për të dytën herë me radhë nga Programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, i njohur me shkurtesën ‘PISA’, në vitin 2019.

Ky mekanizëm e radhiti Kosovën në vendin e 77 në mesin e 79 shteteve, të cilat i janë nënshtruar këtij vlerësimi, duke ranguar të tretën nga fundi i listës.

 

 

 

Loading...

Mos i humb

E frikshme: Shkenctarët ngrenë alarmin për një virus të ri

Opoja.net

Zgjedhjet në Poloni ilustruan “përçarjet në shoqëri”

Opoja.net

Rritet e papritur e të infektuarve dhe 13 viktima nga koronavirus

Opoja.net

Brenda mureve ku shërohen dhe vdesin pacientët me COVID-19

Opoja.net

Paralajmërim i frikshëm nga OBSH: Pandemia mund të përkeqësohet

Opoja.net

Qytetarët paguajnë deri 120 euro për testin për koronavirus

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net