Mësohet se cilat janë dy laboratorët e licencuar në Prishtinë e Lipjan për testime të koronavirusit

Kosova
Mësohet se cilat janë dy laboratorët e licencuar në Prishtinë e Lipjan për testime të koronavirusit

Këta janë dy laboratorët e licencuar në Prishtinë e Lipjan për testime RT-PCR të COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë licencuar 29 institucione private shëndetësore për të kryer testime për COVID-19.

Por, prej tërë këtyre laboratorëve, vetëm dy mund të kryejnë testime molekulare (RT-PCR). Njëri është në Prishtinë e tjetri në Lipjan.

Laboratorët që mund të kryejnë këto lloj testime janë: Laboratori Mjekësor i Mikrobiologjisë Klinike “UBT” dhe Laboratori Mjekësor i Mikrobiologjisë Klinike & laborator Mjekësor Biokimik-Hematologjik “Medical & Laboratory Services Sh.P.K”.

“Prej 29 ISHP të licencuara, 27 do të aplikojnë testime serologjike, ndërsa 2 të tjera do të kryejnë testime molekulare (RT-PCR). Bordi për licencim të institucioneve private shëndetësore, do të vijoj me shqyrtimin edhe të aplikacioneve të tjera gjatë gjithë javës, dhe në listën e radhës, do të publikohen edhe emrat e institucioneve të tjera të cilave do t’u lejohet gjithashtu kryerja e testeve për SARS-Cov-2”, thuhet në njoftim.

FIRMA JUAJ +383 45563059

Rrëfehet burri shqiptar me dy gra e shtatë fëmijë: Të dyja i dua shumë, pa dallim

Opoja.net

Dell rrëfen se si u bë Jahjaga Presidente dhe si reaguan Thaçi, Mustafa dhe Pacolli

Opoja.net

​Marrëveshja finale me Serbinë vështirë e arritshme gjatë këtij viti

Opoja.net

‘Dora e shtetit’ pritet të zbres edhe në Veri të Kosovës, paralajmërohen bizneset

Opoja.net

Zëvendëskryeministri Selmanaj reagon pas aksionit të mbrëmshëm në Karaçevë

Opoja.net

Përfundon aksioni i Njësisë Speciale në Karaçevë, 17 policë të prangosur

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net