Mësohet se sa pacientë me koronavirus po trajtohen në spitalet e vendit

Kosova
Mësohet se sa pacientë me koronavirus po trajtohen në spitalet e vendit

Tashmë është mësuar se sa pacientë me koronavirus po trajtohen në spitalet e vendit.

Mbi 600 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në QKUK dhe spitalet e tjera të vendit, ku prej tyre të konfirmuar me COVID-19 janë 428 persona.

Informacione rreth gjendes së tyre ka dhënë Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Bazuar në raportin 24 orësh të ShSKUK’së, 17 janë në respiratorë, 33 me CPAP dhe 355 të tjerë me oksigjenoterapi.

Ndryshe, 225 raste të reja dhe 13 vdekje nga koronavirusi janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend.

Me këtë shifër, numri i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 9 mijë e 274, me gjithsej 269 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Humb jetën tragjikisht djali i dëshmorit nga Deçani

Opoja.net

Gjysma e qytetarëve do të mund të tërheqin nga Trusti mesatarisht vetëm 31 euro

Opoja.net

Veliu raporton para deputetëve për hyrjen e ushtrisë serbe në Karaçevë

Opoja.net

Vetëm dy anëtarë të Qeverisë shkojnë në Kuvend në seancën për arsimin

Opoja.net

Gjysma e qytetarëve do të marrin vetëm 31 euro nga Trusti, nëse kalon ligji

Opoja.net

Inatet politike lënë bizneset pa përkrahje financiare

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net