Opoja.net

Mësojeni se kur do të fillojë llogaritja dimërore e kohës

Kosova
Mësojeni se kur do të fillojë llogaritja dimërore e kohës

Akrepat do të kthehen përsëri për një orë prapa. Gjithmonë në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës fillon periudha e ndryshimit të orës, duke lëvizur akrepat para ose prapa për një orë.

Siç ka ndodhur çdo vit, në fundjavën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit, përcjell albinfo.ch.

Të dielën, më 27 tetor, në orën 03:00 akrepat kthehen 60 minuta pas duke na mundësuar atë ditë që të flemë një orë më shumë.

Ndryshimi i orës në kontinentin evropian u vendos si ligj në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Megjithatë, BE do të heqë dorë nga ndryshimi dy herë në vit i akrepave të orës, e për këtë u ka dhënë vendeve anëtare kohë deri vitin 2021 për të vendosur nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo atë dimërore.

Loading...

Mos i humb

Vuçiq për deklaratën e Hotit për pikën doganore në Durrës: Jam ngopur me marrëzitë e tyre

Opoja.net

Lajm i mirë për ata që ende s’i morën 170 euro dhe aplikuesit e tjerë nga Pakoja e kaluar

Opoja.net

35 raste të reja me koronavirus në Ferizaj, një pacient i shëruar

Opoja.net

Situata me koronavirus në Pejë, rreth 60 raste aktive

Opoja.net

KEK-u sqaron në lidhje me angazhimin e kompanisë “ALSTOM” në KEK

Opoja.net

Erërat e fuqishme në Prizren, 56 shtëpi mbesin pa rrymë pasi u rrëzuan shtyllat elektrike

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net