Opoja.net

Messi dhe Ronaldo mbeten prapa në listën e golashënuesve më të mirë këtë sezon

Sport
Messi dhe Ronaldo mbeten prapa në listën e golashënuesve më të mirë këtë sezon

Robert Lewandowski është golashënuesi më i mirë deri më tani këtë sezon në Evropë, falë 33 golave në 28 ndeshjet e tij, përderisa Cristiano Ronaldo radhitet i pesti në këtë listë e Lionel Messi i dhjeti.

Sulmuesi i Bayern Munichut ka qenë në formë mbresëlënëse gjatë këtij sezoni dhe skuadra e tij tani është ngritur në krye të tabelës së Bundesligës, përkundër që e kishte nisur sezonin me formë më të dobët, transmeton Gazeta Express.

Ai i ka shënuar pesë gola më shumë sesa Ciro Immobile, i cili radhitet i dyti në këtë listë me 28 golat e tij të shënuara në po aq paraqitje të këtij sezoni me Lazion.

Lista e top dhjetë golashënuesve më të mirë në Evropë këtë sezon:

1. Robert Lewandowski – Bayern Munich – 33 gola në 28 ndeshje

2. Ciro Immobile – Lazio – 28 gola në 28 ndeshje

3. Timo Ëerner- RB Leipzig – 25 gola në 29 ndeshje

4. Kylian Mbappe – Paris Saint-Germain – 22 gola në 26 ndeshje

5. Cristiano Ronaldo – Juventus – 22 gola në 27 ndeshje

6. Sergio Aguero – Manchester City – 21 gola në 25 ndeshje

7. Raul Jimenez – Wolverhampton Wanderers – 20 gola në 38 ndeshje

8. Raheem Sterling – Manchester City – 20 gola në 35 ndeshje

9. Romelu Lukaku – Inter Milan – 20 gola në 29 ndeshje

10. Lionel Messi – Barcelona – 19 gola në 24 ndeshje

Ligat me më së shumti përfaqësues në këtë listë janë Premierliga dhe Serie A me nga tre futbollistë. Ndërsa, lista kompletohet me dy lojtarë nga Bundesliga, një nga Ligue 1 dhe një nga La Liga. /Gazeta Express

Loading...

Mos i humb

Wilder flet pas humbjes: Nuk ka arsyetime, sonte fitoi më i miri

Opoja.net

Nxënësi sërish më i mirë se mësuesi

Opoja.net

Kosova e detyruar ta ndryshojë listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Luksemburgut

Opoja.net

Air Albania nominohet për çmimin “stadiumi më i mirë i vitit 2019”

Opoja.net

Kosova merr fitore të madhe, e mposhti Islandën

Opoja.net

Lëndohet Edon Zhegrova, rrezikon edhe ndeshjen me Maqedoninë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net