Opoja.net

Messi është ‘mbret’ i golave në El Clasico – golashënuesit më të mirë në histori të derbit të madh spanjoll

Sport
Messi është ‘mbret’ i golave në El Clasico – golashënuesit më të mirë në histori të derbit të madh spanjoll

Ka ardhur dita e El Clasicos, ku Barcelona dhe Real Madrid do të përballën në derbin e 245 në gara zyrtare.

Dy skuadrat më të mëdha spanjolle sa herë janë përballur mes vete kanë dhuruar spektakël, edhe pse ndeshja e së shtunës pasdite në Camp Nou do të jetë më e zymtë sa i përket atmosferës, pasi luhet pa praninë e tifozëve.

Gjithsesi spektakli në fushë nuk do të mungojë, pasi Ronald Koeman dhe Zinedine Zidane pritet t’i hedhin në fushë yjet më të mëdha për të dhuruar spektakël dhe sigurisht që për ta kërkuar fitoren.

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi është mbreti absolut sa i përket golashënuesve më të mirë në histori të El Clasicos.

Argjentinasi ka shënuar 26 gola në total në histori të El Clasicos në 41 ndeshje sa është përballur me Real Madridin.

Messi ka shënuar 18 herë në La Liga, gjashtë në Superkupën spanjolle dhe dy të tjerë në garat evropiane.

33-vjeçari ka lënë pas dy ikonat e Los Blancos, Cristiano Ronaldon dhe Alfredo Di Stefanon që kanë realizuar nga 18 gola në histori të El Clasicos.

Në vendin e katërt është Raul Gonzalez me 15 gola, ndërsa nga 14 sosh kanë realizuar edhe Cesar (Barcelona), Francisco Gento e Frenc Puskas (Real Madrid).

Carlos Santinallana ka shënuar 12 gola për Realin në El Clasico, teksa Luis Suarez ka realizuar 11 të tjerë.

Futbollisti tjetër përveç Messit që është në listën e golashënuesve më të mirë në El Clasico dhe do të luaj në derbin e së shtunës është Karim Benzema.

Zyrtare: Reali e konfirmon lëndimin e Hazardit

Kushtrim Guraj

Pas humbjes në derbi, jep dorëheqje trajneri i Gjilanit

Kushtrim Guraj

Vajza e Maradonës shpërthen në lot pas golit të shënuar nga Boca Junior

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net