Messi i kërkon Barcelonës ta transferojë Agueron

Sport
Messi i kërkon Barcelonës ta transferojë Agueron

Messi e dëshiron Agueron në Barcelonë. Suarez do të jetë jashtë për një kohë pas operimit në gju dhe Messi e sheh bashkëkombasin si zëvendësuesin ideal të uruguaianit…

Sipas asaj që raporton The Mirror, Lionel Messi, i ka kërkuar trajnerit të ri, Quique Setien, që ta sjellë në ‘Camp Nou’ sulmuesin e Manchester City, Sergio Aguero.

Ata janë shokë shumë të mira te ekipi i Argjentinës dhe Messi e do tani edhe në Barça.

Raportohet se Messi dhe Setien kanë pasur një takim së bashku ku kanë folur për shumë gjëra dhe besohet gjithashtu edhe për çështjen e sulmuesit, pasi Luis Suarez do të jetë jashtë për një kohë.

Messi raportohet se beson se Aguero do të ishte zëvendësuesi ideal për Suarez, pas operimit në gju dhe mund të jetë jashtë për pjesën e mbetur të sezonit. /Gazeta Express/

Liverpool sjell në këtë skuadër këtë super-lojtar

Fari Kolloni

Prishtina e Ballkani e nisin me fitore bindëse Superligën e Kosovës

Fari Kolloni

Paraqitjet e mira sezonin e fundit, Milan me super shpërblim për Calhanoglun

Fari Kolloni

Interi e rikthen talentin italian, paguan 20 milionë euro

Fari Kolloni

Interi jep lajmin e shumëpritur, ylli i madh po rikthehet në skuadër

Fari Kolloni

Manchester United arrin marrëveshje personale me këtë lojtar

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net