Opoja.net

Mësuesit që paguhen me pula (Foto)

Kuriozitete
Mësuesit që paguhen me pula (Foto)

Një qytet në Uzbekistan, që ka mungesë të parave të gatshme, është duke i paguar mësimdhënësit me pula, kanë raportuar mediet lokale.

Autoritetet në Nukus, në Republikën autonome të Karakalpakistanit, kanë nisur të shpërndajnë zogj të pulave, shkaku i mungesës së parave në bankat e këtij shteti, ka raportuar radioja lokale “Ozodlik”, e mbështetur prej SHBA-së, shkruan “BBC”.

Njëri nga mësimdhënësit vendimin e ka quajtur “të turpshëm”, duke thënë në një intervistë për radion: “Gjatë vitit të kaluar na kanë paguar me patate, karota dhe kunguj. Këtë vit po na detyrojnë të marrim zogj të pulës, në vend të pagave tona. Po të kemi nevojë për zogj, mund t’i blejmë shumë më lirë në treg”.

Një burim ka thënë se çmimi i një zogu është caktuar 2.50 dollarë, për qëllime pagash, më shumë se dyfishi i çmimit të tyre në treg.

Qeveria e Uzbekistanit ushtron kontroll shumë strikt mbi mediet e brendshme, derisa banorët që flasin për mediet e jashtme shpesh këtë gjë e bëjnë me kusht anonimiteti.

Vetëm 4% e njerëzve në botë arrijnë ta lexojnë ndonjë fjalë në foto, ju çfarë shihni?

Opoja.net

Belgjikë, shitet pëllumbi më i shtrenjtë për 1,6 milion euro

Opoja.net

80% e makinave në të gjithë botën janë njëra nga këto katër ngjyra

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net