Opoja.net
Meka Mish

Microsoft nuk do të largoj Paint nga Windows 10, tani për tani

Microsoft Paint ishte një nga aplikacionet e caktuar për shuarje në Windows 10 Fall Creators Update. Megjithëse Paint ishte në dispozicion për përdoruesit, nuk mori asnjë tipar të ri pasi u përball me mundësinë e largimit nga Windows 10 në të ardhmen.

Në fund të vitit 2017, Microsoft filloi të shfaqë një njoftim brenda Paint-it, i cili paralajmëroi përdoruesit për largimin e tij të menjëhershëm pasi ishte planifikuar të zëvendësohet me Paint 3D.

Fatmirësisht për fansat e Paint, Brandon LeBlanc, menaxher i programit të Microsoft për Windows, ka konfirmuar në Twitter sot se gjigandi i softuerit nuk do të heqë aplikacionin, të paktën në të ardhmen e parashikueshme.

LeBlanc bëri njoftimin në përgjigje të faqes italiane të lajmeve të teknologjisë HTNovo, që e thirri vëmendjen e tij për mungesën e mesazhit paralajmërues të Paint-it në pajisjet që operojnë me Windows 10 19H1 Build 18362.xx.

LeBlanc tha se Paint do të mbetet në Windows 10 për momentin dhe do të përfshihet në Windows 2019 Update. /Telegrafi/

Mos i humb

YouTube po konsideron bartjen e tërë materialit për fëmijë në YouTube Kids

Opoja.net

Libra: Facebook publikon zyrtarisht kripto-valutën e tyre të parë

Opoja.net

Aplikacioni i popullarizuar, që është shkarkuar më së shumti

Opoja.net

Facebook do t’i paguajë njerëzit për informacionet se si e përdorin telefonin

Opoja.net

Instagram prezanton aftësinë e shtimit të teksteve të këngëve në Instagram Stories

Opoja.net

Hakerat mund të marrin fjalëkalimin tuaj duke dëgjuar se si i shtypni shkronjat

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net